Arifi: Qeveria po e bën veten partner të pabesueshëm të BE-së

Ish-ambasadori Avni Arifi derisa ka folur për shpalljen e zgjedhjeve në veri të vendit ka deklaruar për Front Online se Qeveria e Kosovës ka pranuar që këto zgjedhje duhet të mbahen. Por, ka thënë se në marrëveshjen katër pikëshe nuk e din askush që a përfshihet edhe largimi i masave. Sipas tij, Qeveria duke e vështirësuar procesin […]

Arifi: Qeveria po e bën veten partner të pabesueshëm të BE-së
arifi:-qeveria-po-e-ben-veten-partner-te-pabesueshem-te-be-se

arifi:-qeveria-po-e-ben-veten-partner-te-pabesueshem-te-be-se


Ish-ambasadori Avni Arifi derisa ka folur për shpalljen e zgjedhjeve në veri të vendit ka deklaruar për Front Online se Qeveria e Kosovës ka pranuar që këto zgjedhje duhet të mbahen.

Por, ka thënë se në marrëveshjen katër pikëshe nuk e din askush që a përfshihet edhe largimi i masave.

Sipas tij, Qeveria duke e vështirësuar procesin e zgjedhjeve po e bën veten partner të pabesueshëm me BE-në.

“Qeveria e Kosovës ka bërë marrëveshje që zgjedhjet do të mbahen por askush nuk është në dijeni që kjo marrëveshje ka pas të përfshirë në të, hjekjen e masave. Qeveria nuk po i shpallë zgjedhjet edhe pse e ka marrë për obligim gjetjen e formës ligjore ta bëj këtë. Duke e vështirësuar këtë proces Qeveria po e bën veten partner të pabesueshëm me BE-në”, ka shtuar Arifi.