Arifi takon ambasadorin Hill: Koordinimi i ngushtë me aleatët, garancë për të ardhmen e sigurt

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill. Ai ka bërë me dije se me diplomatin amerikan kanë vazhduar përpilimin e agjendave që sigurojnë strategji për të gjitha sfidat deri në gjetjen e zgjidhjeve afatgjata për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Në […]

Arifi takon ambasadorin Hill: Koordinimi i ngushtë me aleatët, garancë për të ardhmen e sigurt
arifi-takon-ambasadorin-hill:-koordinimi-i-ngushte-me-aleatet,-garance-per-te-ardhmen-e-sigurt

arifi-takon-ambasadorin-hill:-koordinimi-i-ngushte-me-aleatet,-garance-per-te-ardhmen-e-sigurt

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill.

Ai ka bërë me dije se me diplomatin amerikan kanë vazhduar përpilimin e agjendave që sigurojnë strategji për të gjitha sfidat deri në gjetjen e zgjidhjeve afatgjata për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Arifi ka shkruar se koordinimi me SHBA-të është garancë për të ardhmen e sigurt.

“Sot, pata nderin të kem takimin e radhës me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mikun tim, Christopher Hill. Me ambasadorin Hill, vazhduam përpilimin e agjendave që fuqizojnë e sigurojnë strategji për të gjitha sfidat deri në gjetjen e zgjidhjeve afatgjata për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Për çdo zhvillim, koordinimi i ngushtë me aleatët tanë është garancë për të ardhmen e sigurt”, ka shkruar Arifi.