Arrestohet ‘Cuci’, i dyshuari për tentim-vrasje në Kolovicë

Fitim Doda, i njohur me nofkën ‘Cuci’, është dorëzuar pranë Policisë së Kosovës, si i dyshuar për tentim-vrasjen në Kolovicë. Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh, ku thuhet se i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Prishtinë 26.03.2024 – 13:50. Lidhur me rastin është […]

Arrestohet ‘Cuci’, i dyshuari për tentim-vrasje në Kolovicë

Fitim Doda, i njohur me nofkën ‘Cuci’, është dorëzuar pranë Policisë së Kosovës, si i dyshuar për tentim-vrasjen në Kolovicë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh, ku thuhet se i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 26.03.2024 – 13:50. Lidhur me rastin është raportuar se me 24.04.2024 pas një pune intensive hetimore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK’së.