Arrestohet një i dyshuar për armë​mbajtje pa leje në Gjilan

Policia në Gjilan ka njoftuar se arrestuar një person dhe të njëjtit i është ngritur kallëzim penal për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. I dyshuari është A.A., i vitit të lindjes 1982. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: një (1) armë automatike AK47, dy (2) karikator dhe gjashtëdhjetë […]

Arrestohet një i dyshuar për armë​mbajtje pa leje në Gjilan
arrestohet-nje-i-dyshuar-per-arme​mbajtje-pa-leje-ne-gjilan

arrestohet-nje-i-dyshuar-per-arme​mbajtje-pa-leje-ne-gjilan

Policia në Gjilan ka njoftuar se arrestuar një person dhe të njëjtit i është ngritur kallëzim penal për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

I dyshuari është A.A., i vitit të lindjes 1982.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: një (1) armë automatike AK47, dy (2) karikator dhe gjashtëdhjetë e katër (64) copë fishekë të kalibrit 7.62mm.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Gjilan me datën 31.07.2023 rreth orës 08:30 në koordimin me prokurorinë e shtetit dhe me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake ka realizuar një kontrollë në shtëpinë e të dyshuarit A.A. (viti i lindjes 1982, mashkull kosovar shqiptar).

Gjatë kontrollit nga ana e zyrtarëve policor janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi për gjykatën: një (1) armë automatike AK47, dy (2) karikator dhe gjashtëdhjetë e katër (64) copë fishekë të kalibrit 7.62mm. I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Gjilan ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Prokurori i shteti ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.