Osmani takohet me delegacionin turk, e fton Erdoganin për vizitë në Kosovë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e ka pritur në takim zëvendëministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mehmet Kemal Bozay. Në takim u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet të dy shteteve dhe mundësia për thellimin e mëtejmë të tyre. Osmani tha se marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë janë strategjike dhe se shqiptarët që jetojnë […]

Osmani takohet me delegacionin turk, e fton Erdoganin për vizitë në Kosovë
osmani-takohet-me-delegacionin-turk,-e-fton-erdoganin-per-vizite-ne-kosove

osmani-takohet-me-delegacionin-turk,-e-fton-erdoganin-per-vizite-ne-kosove

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e ka pritur në takim zëvendëministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mehmet Kemal Bozay.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet të dy shteteve dhe mundësia për thellimin e mëtejmë të tyre.

Osmani tha se marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë janë strategjike dhe se shqiptarët që jetojnë në Turqi dhe komuniteti turk në Kosovë janë urë e fortë lidhëse ndërmjet dy shteteve.

“Falënderoj Turqinë për mbështetjen e Kosovës në procesin e pavarësisë dhe shtetndërtimit, duke kërkuar mbështetje të mëtejmë edhe për integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, tha Osmani.

Tema tjera që u diskutuan në takimin mes të pares së shtetit të Kosovës dhe numrit dy të diplomacisë turke, janë edhe bashkëpunimi bilateral, organizimin e një forumi të bizneseve të dy shteteve, por edhe bashkëpunimin në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes, sigurisë, shëndetësisë dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm.

Vjosa Osmani e përsëriti ftesën për homologun e saj, presidentin Recep Tayyip Erdoğan për një vizitë në Republikën e Kosovës, në një kohë të përshtatshme për të dy palët.

Në raport me zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend, Osmani diskutoi edhe për hapat konkret të ndërmarra nga institucionet e Kosovës për shtensionimin e situatës në veri të vendit në përputhje me dakordimin në Bratislavë.

“Prezenca e Policisë Speciale të Kosovës në objektet komunale dhe rreth tyre në veri tashmë është zvogëluar, ndërsa po vazhdon puna për plotësimin e infrastrukturës ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat e veriut nëpërmjet peticionit të qytetarëve”, tha Osmani.