Arsenali ka njoftuar se ka kompletuar transferimin e Declan Rice

Arsenali zyrtarizon transferimin më të shtrenjtë në histori të klubit dhe Premier League. Arsenali ka njoftuar se ka kompletuar transferimin e Declan Rice nga West Ham, në një marrëveshje afatgjatë. Rice, ka një eksperiencë të gjatë, duke bërë 245 paraqitje për Hammers dhe 43 të tjera për Kombëtaren e Anglisë. Ai e nisi karrierën te […]

Arsenali ka njoftuar se ka kompletuar transferimin e Declan Rice

Arsenali zyrtarizon transferimin më të shtrenjtë në histori të klubit dhe Premier League.

Arsenali ka njoftuar se ka kompletuar transferimin e Declan Rice nga West Ham, në një marrëveshje afatgjatë.

Rice, ka një eksperiencë të gjatë, duke bërë 245 paraqitje për Hammers dhe 43 të tjera për Kombëtaren e Anglisë.

Ai e nisi karrierën te të rinjtë e Chelseat, para se t’i bashkohet akademisë së West Hamit në vitin 2014, duke e nënshkruar kontratën një vit më vonë.

Në ditën e fundit të sezonit 2016-17, 18-vjeçari Declan bëri debutimin e tij zyrtar duke u bërë lojtar kyç i ekipit të parë për gjashtë kampanjat e ardhshme.

Ai u bë kapiten i ekipit në maj të 2022 teksa e drejtoi Ëest Hamin drejt titullit të Ligës së Konferencës në qershor të këtij viti.

Rice gjithashtu u paraqit me Anglinë në Kampionatin Evropian 2020 dhe Kupën e Botës 2022.

Ndryshe, Rice është bërë lojtari më i shtrenjtë anglez dhe në Premier League.