“Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet”, vëllau i Liridonës: Duam drejtësi, kriminelët duhet të kalben në burg

Të martën mbrëma vëllau i Liridona Ademajt, Leonard Ademaj, ka shkruar në Facebook duke kërkuar drejtësi të shpejtë dhe profesionale, “pa vonesa dhe pa gabime”. “Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet. Ne besojmë në institucionet e shtetit dhe presim që të ndajnë drejtësi”, ka shkruar ai. “Nuk kemi […]

“Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet”, vëllau i Liridonës: Duam drejtësi, kriminelët duhet të kalben në burg
“asnje-grua-tjeter-nuk-duhet-te-vritet”,-vellau-i-liridones:-duam-drejtesi,-kriminelet-duhet-te-kalben-ne-burg

“asnje-grua-tjeter-nuk-duhet-te-vritet”,-vellau-i-liridones:-duam-drejtesi,-kriminelet-duhet-te-kalben-ne-burg

Të martën mbrëma vëllau i Liridona Ademajt, Leonard Ademaj, ka shkruar në Facebook duke kërkuar drejtësi të shpejtë dhe profesionale, “pa vonesa dhe pa gabime”.

“Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet. Ne besojmë në institucionet e shtetit dhe presim që të ndajnë drejtësi”, ka shkruar ai.

“Nuk kemi fjalë të shprehim mirënjohjen tonë për të gjitha organizimet për të nderuar Liridonen dhe për të kërkuar drejtësi për të gjitha gratë dhe vajzat e vrara. Ditët po na bëhen edhe më të vështira dhe mezi po kalojnë e dhimbja po rritet por organizimet në shumë qytete në Kosovë dhe në Shqipëri po na japin forcë që të mos dorëzohemi. Sonte bashkë me nanen po i përcjellim lajmet dhe marshin në Prishtinë dhe ndonëse shumë e pikëlluar, nana vazhdimisht po thotë faleminderit prej tyre që po e bëjnë këtë për Donen time”.