Arifi: Qasja e qeverisë është jo serioze karshi marrëveshjeve të nënshkruara, ndërkombëtarët ta rrisin presionin ndaj palëve

Deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se në ‘Bruksel do shkoj për ta nënshkruar marrëveshjen me Serbinë, nëse ai ftohet për ta bërë një gjë të tillë’, njohësi i politikës, po e vlerëson jo serioze. Dritëro Arifi tha për Front Online se me këtë deklaratë Kurti nuk po dëshiron ta zbatojë Asociacionin. “Qasje e qeverisë është […]

Arifi: Qasja e qeverisë është jo serioze karshi marrëveshjeve të nënshkruara, ndërkombëtarët ta rrisin presionin ndaj palëve
arifi:-qasja-e-qeverise-eshte-jo-serioze-karshi-marreveshjeve-te-nenshkruara,-nderkombetaret-ta-rrisin-presionin-ndaj-paleve

arifi:-qasja-e-qeverise-eshte-jo-serioze-karshi-marreveshjeve-te-nenshkruara,-nderkombetaret-ta-rrisin-presionin-ndaj-paleve


Deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se në ‘Bruksel do shkoj për ta nënshkruar marrëveshjen me Serbinë, nëse ai ftohet për ta bërë një gjë të tillë’, njohësi i politikës, po e vlerëson jo serioze.

Dritëro Arifi tha për Front Online se me këtë deklaratë Kurti nuk po dëshiron ta zbatojë Asociacionin.

“Qasje e qeverisë është jashtëzakonisht jo serioze, duke ditur që BE-SHBA kanë potencuar që është marrëveshje ndërkombëtare, zotimet e Kurtit dhe Vuçiqit janë zotime ndërkombëtare është dokument zyrtar i pranuar nga të dyja palët. Kjo që ka deklaruar Kurti i bie që ai nuk po dëshiron ta zbatojë një pjesë të kësaj marrëveshjeje siç është Asociacioni”, theksoi Arifi.

Marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë këtë vit nuk do ketë, thotë Arifi.

Ai tha se ndërkombëtarët duhet ta shtojnë presionin ndaj palëve për zbatim të marrëveshjeve.

“Duhet të ketë një presion më të madh ndërkombëtar për të dyja palët ose të zbatojnë ose të ketë sanksione të rrepta për të dyja vendet. Nga këto veprime besoj që nuk do të ketë marrëveshje në këtë vit sepse koha është shume  e limituar për shkak të zgjedhjeve që janë në BE-SHBA”, deklaroi Arifi për Front Online.

Të martën, presidenti i Francës, Emmanuel Macron i është drejtuar me një letër, presidentes së vendit, Vjosa Osmani.

Macron ka kërkuar që të themelohet Asociacionit, e t’u hapët rruga zgjedhjeve lokale në veri të vendit.

Ai tutje ka thënë se, javët e ardhshme do të jenë vendimtare për implementimin e të gjitha dispozitave që dalin nga marrëveshja e Ohrit.

“Vendi i Kosovës do të jetë brenda Bashkimit Evropian dhe ju inkurajoj në këtë drejtim që të vazhdoni për forcimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Sfidat për komunitetin tonë do të jenë të shumta në vitin 2024, derisa lufta e agresionit nga Rusia po vazhdon në Evropë dhe stabiliteti i Lindjes së Mesme po kërcënohet seriozisht. Në këtë kontekst shumë të pasigurt ndërkombëtar, normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës përbën një sfidë parësore. Javët e ardhshme do  të jenë vendimtare për zbatimin e të gjitha dispozitave të marrëveshjes Bruksel-Ohër, duke përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, e cila në veçanti përfshin organizimin e zgjedhjeve të reja lokale me pjesëmarrjen e serbëve”, thuhet në letrën që Macron i ka dërguar Osmanit./Front Online/