ATK-ja prezanton para anëtarëve të OEAK-së Ligjin për Administrimin e Procedurave Tatimore

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një tryezë diskutimi me drejtorin ekzekutiv të Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, me qëllim të diskutimit të dispozitave të reja të Ligjit për Administrimin e Procedurave Tatimore. Arian Zeka, drejtori ekzekutiv i OEAK-së, theksoi rëndësinë e këtij takimi si mundësi për fuqizimin e dialogut ndërmjet sektorit privat dhe […]

ATK-ja prezanton para anëtarëve të OEAK-së Ligjin për Administrimin e Procedurave Tatimore
atk-ja-prezanton-para-anetareve-te-oeak-se-ligjin-per-administrimin-e-procedurave-tatimore

atk-ja-prezanton-para-anetareve-te-oeak-se-ligjin-per-administrimin-e-procedurave-tatimore

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një tryezë diskutimi me drejtorin ekzekutiv të Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, me qëllim të diskutimit të dispozitave të reja të Ligjit për Administrimin e Procedurave Tatimore.

Arian Zeka, drejtori ekzekutiv i OEAK-së, theksoi rëndësinë e këtij takimi si mundësi për fuqizimin e dialogut ndërmjet sektorit privat dhe institucioneve kyçe si ATK për të krijuar një ambient të favorshëm të të bërit biznes.

Gjithashtu, presidenti i sapozgjedhur i Bordit të Odës Amerikane, Blin Zeqiri, shprehu besimin e tij në partneritetin që kjo Odë promovon dhe ndikimin e saj tek bizneset.

Drejtori ekzekutiv i ATK-së, Ilir Murtezaj, gjatë takimit tregoi se institucioni që ai udhëheq përpiqet të kultivojë frymën e bashkëpunimit me bizneset. Ai shpjegoi se për formalizimin e ekonomisë, mbështetje e madhe janë edhe vetë bizneset, duke shtuar se bizneset anëtare të Odës Amerikane duke qenë në masë të madhe biznese të rregullta, mund të kontribuojnë në luftimin e ekonomisë joformale.

Përveç ofrimit të një elaborimi për Ligjin e miratuar së fundmi për Administrimin e Procedurave Tatimore, Murtezaj tha edhe se qëllimi i ATK-së mbetet digjitalizimi i të gjitha proceseve, përfshirë edhe procesin e rimbursimit.

Ai tha se me qëllim të informimit më të mirë të sektorit privat për ndryshimet e ligjit, ATK ka përgatitur një përmbledhje tabelare informuese.

Një tjetër temë e rëndësishme ishte edhe plani për të krijuar faturën elektronike, ku Murtezaj tregoi se grupi punues veçse është caktuar dhe rezultatet pritet të vijnë së shpejti. Pas përfundimit të këtij projekti, drejtori i ATK-së shpjegoi se për funksionalizimin e tij janë të nevojshme edhe ndryshime të reja në ligje.