AUV konfiskon produkte të mishit pa afat që ishin në kompleksin “Rajska Banja” në Zveçan
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) kanë konfiskuar ushqimet që kanë qenë brenda kompleksit në “Rajska Banja” në Banjskë të Zveçanit. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi i cili tha se brenda këtij lokacioni kishte produkte dhe nënprodukte të mishit, të vendosura në frigorifer brenda kuzhinave. “Sot AUV me kërkesë […]
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) kanë konfiskuar ushqimet që kanë qenë brenda kompleksit në “Rajska Banja” në Banjskë të Zveçanit.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi i cili tha se brenda këtij lokacioni kishte produkte dhe nënprodukte të mishit, të vendosura në frigorifer brenda kuzhinave.
“Sot AUV me kërkesë të Policisë së Stacionit të Veriut, ka dalë në inspektim për kontroll në një lokacion. Në kompleksin e një resorti kishte produkte dhe nënprodukte të mishit, të vendosura në frigorifer brenda kuzhinave. Në këtë sasi të produkteve mungonte dokumentacioni për origjinën e produkteve, e disa prej tyre nuk kishin etiketa të deklaracionit mbi datat e prodhimit dhe të skadencës. Si të tilla ekipi inspektues ka vlerësuar se nuk përmbushin kriteret ligjore për konsum. Andaj me procesverbal ka vendosur se të njëjtat duhet të asgjësohen”, ka thënë Thaçi.