Avokati Gashi: S’do të ketë hakmarrje, e kanë keqpërdorur gjendjen e rëndë të axhës së Lulzimit
Avokati Tomë Gashi, ka theksuar se xhaxhai i Lulzim Fejzullahut, i cili u vra në mënyrë mizore me shkop bejsbolli, nuk do të hakmerret. Gashi tha se Rrahim Fejzullahu është keqpërdorur duke ia shfrytëzuar gjendjen e rëndë emocionale. Ai tha se përveç Rrahim Fejzullahut, xhaxhait të Lulzimit, është intervistuar nga Policia edhe hoxha Bekim Jashari […]
Avokati Tomë Gashi, ka theksuar se xhaxhai i Lulzim Fejzullahut, i cili u vra në mënyrë mizore me shkop bejsbolli, nuk do të hakmerret.
Gashi tha se Rrahim Fejzullahu është keqpërdorur duke ia shfrytëzuar gjendjen e rëndë emocionale. Ai tha se përveç Rrahim Fejzullahut, xhaxhait të Lulzimit, është intervistuar nga Policia edhe hoxha Bekim Jashari dhe disa persona të tjerë.
Deri te intervistimi ka ardhur pas dyshimeve për hakmarrje të xhaxhait të Lulzimit ndaj dy familjeve të të dyshuarve.