Azem Vllasi: Dinari ktheu presionin kundër Kosovës, u harrua sulmi në Banjskë

Ndërkombëtarët në vazhdimësi po përsërisin se dëshirojnë t’u ndihmojë Kosovës dhe Serbisë që të gjejnë një zgjidhje për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë. Madje, ata po thonë se çështja e dinarit duhet të jetë pjesë e dialogut, duke, kërkuar nga palët që të marrin pjesë në takime. Kjo, pas hyrjes në fuqi […]

Azem Vllasi: Dinari ktheu presionin kundër Kosovës, u harrua sulmi në Banjskë
azem-vllasi:-dinari-ktheu-presionin-kunder-kosoves,-u-harrua-sulmi-ne-banjske

azem-vllasi:-dinari-ktheu-presionin-kunder-kosoves,-u-harrua-sulmi-ne-banjske

Ndërkombëtarët në vazhdimësi po përsërisin se dëshirojnë t’u ndihmojë Kosovës dhe Serbisë që të gjejnë një zgjidhje për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Madje, ata po thonë se çështja e dinarit duhet të jetë pjesë e dialogut, duke, kërkuar nga palët që të marrin pjesë në takime.

Kjo, pas hyrjes në fuqi të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, që parasheh euron si valutë të vetme për pagesa me para të gatshme në shtet.

Lidhur me temën për dinarin dhe çështje të tjera për Front Online ka folur avokati dhe njohësi i çështjeve politike, Azem Vllasi.

 

Vllasi: Vuçiqi e shfrytëzoi çështjen e dinarit për ta vështirësuar dialogun

Avokati dhe njohësi i çështjeve politike Azem Vllasi ka deklaruar se dinari nuk është problem real.

“Puna me dinarin nuk është problem real ngase Serbia të gjitha ndihmat për Serbët e Kosovës mund t’i konvertoi në Euro. E në Kosovë shfrytëzuesve të këtyre ndihmave më shumë u duhen eurot sesa dinari”, është shprehur Vallsi për Front Online.

Sipas tij këtë situatë më së miri e shfrytëzoi presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

“Por Vuçiqi këtë e shfrytëzoi për ta vështirësuar dialogun ngase ai nuk dëshiron normalizim final të raporteve me Kosovën që do të nënkuptonte njohje. Me rastin e dinarit presionet u kthyen kundër Kosovës dhe kjo Vuçiqit po ashtu i konvenon. U harru sulmi terrorist në Banjska”, ka thënë ai.

Por, se a po shfrytëzohet këmbëngulësia e kryeministrit Kurti në këtë çështje, për shkak që zgjedhjet parlamentare sipas rregullave mbahen vitin tjetër, Vllasi ka deklaruar se votat fitohen duke bërë punë të mira për shtetin.

“Votat në zgjedhje fitohen duke bërë punë të mira për popullin dhe shtetin. Garuesve në zgjedhje u mbetet të vlerësojnë se si i bindin votuesit çka është mirë e çka keç dhe si t’i fitojnë votat”, ka shtuar Vllasi, për Front Online.

 

Vllasi: Secili draft i statutit të Asociacionit duhet të dërgohet në Kushtetuese

Krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë theksuar se draft-statuti i Asociacionit duhet t’i nënshtrohet shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese.

Një kërkesë të tillë e ka pasur edhe Bashkimi Evropian.

Ndërsa, hiq më larg se të enjten ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier e ka këshilluar Qeverinë e Kosovës që të kërkojë sa më shpejt mendimin e Gjykatës Kushtetuese për një draft-statut të hartuar prej Perëndimit për themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Por, pavarësisht kësaj Qeveria e Kosovës nuk po e bën një gjë të tillë.

Ani pse të njëjtit janë pajtuar për dërgimin e dokumentit në Kushtetuese.

Lidhur me këtë njohësi i çështjeve politike Azem Vllasi ka thënë për Front Online se secili draft duhet të dërgohet në Kushtetuese.

Përndryshe mund të kontestohet nga Kushtetuesja.

“Secili draft-statut për asociacion të komunave me shumicë serbe duhet t’i nënshtrohet vlerësimit të Gjykatës Kushtetuese. Përndryshe mund të kontestohet nga kjo gjykatë”, është shprehur Vllasi./Front Online