Azemi: Pushteti i VV-së po heshtë edhe për arrestimin e Hasan Krasniqit

Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) në Gjakovë, Hasan Krasniqi, është arrestuar në një pikëkalim kufitar në perëndim të Bullgarisë më 19 shkurt. Ky lajm u bë i ditur të premten. Për këtë arrestim, Visar Azemi, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se “pushteti po hështë për këto […]

Azemi: Pushteti i VV-së po heshtë edhe për arrestimin e Hasan Krasniqit
azemi:-pushteti-i-vv-se-po-heshte-edhe-per-arrestimin-e-hasan-krasniqit

azemi:-pushteti-i-vv-se-po-heshte-edhe-per-arrestimin-e-hasan-krasniqit

Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) në Gjakovë, Hasan Krasniqi, është arrestuar në një pikëkalim kufitar në perëndim të Bullgarisë më 19 shkurt. Ky lajm u bë i ditur të premten.

Për këtë arrestim, Visar Azemi, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se “pushteti po hështë për këto arrestime”.

“Pushteti po heshtë edhe për arrestimin e Hasan Krasniqit, zyrtarit që VV e vendosi si kryeshef në KRU “Gjakova”. Ai ra në pranga si i dyshuar për trafikim me njerëz. Hasani po akuzohet ndërkombëtarisht dhe ky rast shënon një prej skandaleve më të rënda dhe më të dëmshme për reputacionin e Kosovës viteve të fundit” ka shkruar Azemi në Facebook, të dielën.

Ai ka përmendur edhe rastin e Nagip Krasniqit e Martin Berishajt, duke thënë se këto raste tregojnë “korrupsionin e pushtetit”.

“Fatkeqësia është se ky rast s’është i vetmi. Për tre vite mandat, kjo qeveri prodhoi plot skandale korruptive. Edhe Nagip Krasniqin e vendosën në krye të KEK-ut, edhe ai u arrestua për dyshime për keqpërdorim e korrusoion. Martin Berishajn e emëruan ambasador, u bë skandal rajonal. Andej ua arrestojnë një zyrtar të partisë për drogë, e këndej iu shpërthen skandali me rezerva në ministri”.

“Skandal pas skandali. Keqpërdorime të njëpasnjëshme e korrupsion masiv. Tre vite kështu krahas një qeverisjeje të paaftë, e cila në më shumë se 1000 ditë vetëm e vështirësoi gjendjen socio-ekonomike në vend dhe e minimizoi çdo arritje të mëparshme të shtetit. E kanë futur vendin në udhë pa krye. Po bëhen rrezik për të ardhmen”, ka thënë Azemi.