Vajza e dëshmorit të kombit Eset Maloku, Zerefja, para martesës së bashku me Nënën bën homazhe te varri i Babait hero

Vajza e dëshmorit të kombit Eset Maloku, Zerefja, para martesës së bashku me Nënën bën homazhe te varri i Babait hero. Kjo është biografia e Eset Malokut: Dëshmori i kombit, Eset Maloku, u lind më 1 prill 1957 në fshatin Bardhash (ish – Bradash) të Besianës. Babai Ismaili dhe nënë Zerefja patën katër djem, të […]

Vajza e dëshmorit të kombit Eset Maloku, Zerefja, para martesës së bashku me Nënën bën homazhe te varri i Babait hero

Vajza e dëshmorit të kombit Eset Maloku, Zerefja, para martesës së bashku me Nënën bën homazhe te varri i Babait hero.

Kjo është biografia e Eset Malokut:

Dëshmori i kombit, Eset Maloku, u lind më 1 prill 1957 në fshatin Bardhash (ish – Bradash) të Besianës. Babai Ismaili dhe nënë Zerefja patën katër djem, të cilët i rritën dhe i shkolluan me shumë mundime. Eseti ishte fëmija i tretë me radhë.

Shkollimin fillor e nisi në shkollën e fshatit ndërsa e përfundoi në shkollën në fshatin Ananallap (ish – Bajçinë). Ishte nxënës shembullor si në mësime dhe sjellje. Shkollën e mesme, gjimnazin e kreu në Besianë. Studimet i filloi në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Juridik. Pas vitit të tretë, për shkak të kushteve të rënda ekonomike, qe i detyruar të ndërpres studimet. Zënia me punë në ndonjë organizatë punuese ishte i pa mundur, sepse Eseti dhe familja e tij për shkak të veprimtarisë atdhetare ishin halë në sy të pushtetit të atëhershëm jugosllav.

Gjatë kësaj kohe Eseti punonte punë në bujqësi deri në vitin 1989 kur shkoi në Zvicër. Atje qëndroi deri në vitin 1997.

Eseti rrjedh prej një familje me tradita e vlera shekullore patriotike. Edhe kjo familje, si mijëra familje tjera shqipëtare, detyrohen ta shesin tërë pasurinë, sa për bileta të rrugës dhe të nisen për në Anadoll. Pasi nuk arrijnë të shkojnë kthehen në vendlindje, ku edhe tani jetojnë pasardhësit e tyre.

Gjyshi i Esetit, Ibishi e që ishte i njohur në tërë Llapin e më gjerë me nofkën Bit Bradashi. Ai ishte trim dhe patriot i shquar. Ai ishte në luftë të pandërprerë kundër pushtuesit serb dhe kishte qenë i plagosur disa herë. Ai luftoi kundër serbëve në vitin 1912 dhe që nga atëherë për shkak të veprimtarisë së tij ballafaqohet me presionin e vazhdueshëm serb.

Babai i Esetit, Ismaili bashkë me vëllezërit e tij kishin luftuar gjatë luftës së Dytë Botërore kundër hyrjes së forcave bullgare-serbe në Kosovë. Vëllai i Esetit, Behxheti është një dëshmi tjetër e atdhetarizmit të kësaj familje. Ai ishte professor dhe gjatë tërë jetës së tij ishte në kundërshtim me pushtuesin serbo – komunist.

Ai për veprimtari patriotike qysh në shkollën e mesme ishte burgosur dhe përjashtuar nga shkolla. Për shkak të pjesmarrjes në demonstratat e vitit 1968. u burgos. Pastaj u riburgos edhe në vitin 1981 dhe u suspendua nga procesi mësimor si professor deri në vitin 1985. Disa herë ai dhe familja e tij ishin në përcjellje të vazhdueshme nga policia serbe e po ashtu ata ishin kontrolluar disa herë. Përndjekjet ndaj tij nuk u ndalën deri në vdekjen e tij.

Këto të dhëna dëshmojnë se kjo familje. si shumë familje tjera ishte në kundërshtim të vazhdueshëm me pushtuesit jugosllav.

Tërë kjo traditë familjare, Esetit i shërbeu si vlerë patriotike dhe e frymëzoi që edhe më tepër ta urrej dhe luftoi armikun. Ai qysh si fëmijë ishte i frymzuar për çështje kombëtare e sidomos pas demonstratave të vitit 1968. Atë kohë i vëllai Behxheti në shtëpi sillte shumë materiale si libra e revista me përmbajtje patriotike e të cilat qysh atëherë Eseti arrinte ti shfletonte dhe të brymosej edhe më shumë me patriotizëm. Eseti urrejtjen kundër pushtuesit dhe shërbëtorëve të tij e manifestonte çdo herë dhe në çdo vend.

Kështu si nxënës i vitit të dytë të shkollës së mesme një hartim me temë patriotike i kushtoi me humbjen e një viti shkollor.

Demonstratat e vitit 1981 Esetin e gjejnë në radhët e para të demonstruesve. Kur, më 3 prill të vitit 1981 policia kishte shpërndarë me dhunë demonstruesit dhe kishte dhënë urdhër që studentët ti braktisin konviktet, Eseti me disa shok u barikaduan në katin e pestë të konviktit numër pesë. Aty qëndruan derisa policia me gaz ë lotësjellës i nxori me dhunë. Edhe në protestat e vitit 1988- 1989 Eseti ishte mjaft aktiv dhe çdo herë ishte në mesin e protestuesve për të shprehur kundërshtimin e tij ndaj pushtuesit. Çdo herë solidarizohej me të burgosurit dhe të përndjekurit politik nga pushtuesi.

Në vitin 1989 Eseti si shumë të rinjë mori rrugën e mërgimit, ku qëndroi deri në tetor të vitit 1997. Në mërgim ai ndihmoi kauzën shqiptare në forma të ndryshme. Edhe gjatë qëndrimit në Zvicër, ishte pjesmarrës i të gjitha protestave dhe manifestimeve që organizoheshin atje në përkrahje të Kosovës. Po ashtu ishte shumë aktiv edhe në grumbullimin e ndihmave që i dedikoheshin Kosovës. Në biseda me shokë gjithnjë thoshte se armikun duhet ta luftojmë në çdo mënyrë.

Por edhe me pushkë se shkau ndryshe nuk do të shporret nga trojet tona. Pas kthimit nga mërgimi në vendlindjen e tij së bashku me Bedri Malokun (tash dëshmor i kombit) dhe Beqir Hajrizin filloi aktivitetin e tij për çlirim nga okupatori. Iu bashkua UÇK-së edhe pse gjendja shëndetësore e tij nuk ishte e mirë. Gjatë qëndrimit në Zvicër ai kishte pas një fatkeqësi në punë dhe për tu shëruar mjekëve u ishte dashur t’ia bëjnë 11 operacione. Por edhe përkundër kësaj gjendje shëndetsore ai rroku pushkën kundër okupatorit shekullor.

Dalja e UÇK-së në skenë, Esetin e kishte gëzuar pa masë. Në këtë kohë Eseti ishte mbajtës i familjes. Ai fillimisht e përkrahu dhe e ndihmoi UÇK-në me të gjitha të mirat materiale që kishte dhe u dilte në ndihmë në çdo betejë që zhvillohej.

FOTO: Vajza dhe basheshortja e Eset Malokut