Babai dhe vëllai i Liridona Ademajt: Mbajtëm takim në Prokurori, na e lehtësoi dhimbjen

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, që u vra në fund të nëntorit, ka publikuar një shkrim dhe një foto. Në shkrimin e vëllait të Liridonës, për të cilën vrasje janë arrestuar katër të dyshuar, përfshirë bashkëshortin e saj Naim Murseli, ka treguar se ka mbajtur një takim në Prokurorinë Themelore të Prishtinës. “Sot mbajtëm […]

Babai dhe vëllai i Liridona Ademajt: Mbajtëm takim në Prokurori, na e lehtësoi dhimbjen
babai-dhe-vellai-i-liridona-ademajt:-mbajtem-takim-ne-prokurori,-na-e-lehtesoi-dhimbjen

babai-dhe-vellai-i-liridona-ademajt:-mbajtem-takim-ne-prokurori,-na-e-lehtesoi-dhimbjen

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, që u vra në fund të nëntorit, ka publikuar një shkrim dhe një foto.

Në shkrimin e vëllait të Liridonës, për të cilën vrasje janë arrestuar katër të dyshuar, përfshirë bashkëshortin e saj Naim Murseli, ka treguar se ka mbajtur një takim në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

“Sot mbajtëm takim në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe u informuam rreth rastit të vrasjes së Liridonës tonë, brenda kufinjëve që lejon ligji.
Ky takim na e lehtësoi dhimbjen dhe na ofroi një siguri edhe më të madhe që hetimet janë duke shkuar mirë.
U dakorduam që tani e tutje do të kemi takime të rregullta informuese.
Ne i shprehëm falenderimet hetuesëve, prokurores së rastit dhe të gjithë prokurorëve që janë duke ndihmuar në zbardhjen e plotë të rastit.
Ne besojmë në të gjitha institucionet e drejtësisë dhe mbesim me shpresë që rasti do të zgjidhet në mënyrë profesionale”./Front Online