Bajrami i VV-së: Asociacioni s’ka për të ndodhur, as si kusht për KiE, as për asnjë Këshill tjetër

Alban Bajrami nga Lëvizja Vetëvendosje thotë për “Front Online” se themelimi i Asociacionit nuk ka për të ndodhur as për Këshillin e Evropës e as për ndonjë organizatë tjetër ndërkombëtare. “Themelimi i Asociacionit nuk ka për të ndodhur, as si kusht për këshillin e Evropës, as për asnjë Këshill tjetër të Evropës, për sa kohë […]

Bajrami i VV-së: Asociacioni s’ka për të ndodhur, as si kusht për KiE, as për asnjë Këshill tjetër
bajrami-i-vv-se:-asociacioni-s’ka-per-te-ndodhur,-as-si-kusht-per-kie,-as-per-asnje-keshill-tjeter

bajrami-i-vv-se:-asociacioni-s’ka-per-te-ndodhur,-as-si-kusht-per-kie,-as-per-asnje-keshill-tjeter


Alban Bajrami nga Lëvizja Vetëvendosje thotë për “Front Online” se themelimi i Asociacionit nuk ka për të ndodhur as për Këshillin e Evropës e as për ndonjë organizatë tjetër ndërkombëtare.

“Themelimi i Asociacionit nuk ka për të ndodhur, as si kusht për këshillin e Evropës, as për asnjë Këshill tjetër të Evropës, për sa kohë nuk ka marrëveshje finale me Serbinë”, thotë ai.

Bajrami thotë se asnjë organizim ndërkombëtar nuk është më i rëndësishëm se integriteti dhe sovraniteti i Republikës së Kosovës.

“Në qoftë se ka marrëveshje finale që e përfshinë marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe marrëveshjen aneks të Ohrit aty mund të ketë Asociacion me kompetenca jo ekzekutive, përndryshe asnjë organizim ndërkombëtar nuk është më i rëndësishëm se integriteti dhe sovraniteti i Republikës së Kosovës. Kështuqë, kushtëzimet me Asociacion nuk kalojnë”, theksoi Bajrami.

Në fund ai tha se, qeveria dhe kryeministri Kurti nuk besojnë se Asociacioni duhet të jetë i ndërlidhur me anëtarësimin në KiE.