Bajrami: Përfaqësuesit e VV-së që kanë fytyrë e dinjitet duhet t’iu kërkojnë sot falje qytetarëve

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se sot qytetarët e Kosovës paguajnë më shumë se 100% fatura të energjisë elektrike. “Sot askush nuk është këtu në seancë nga Lëvizja Vetëvendosje, shihni mbrapa meje. Ata refuzojnë të merren me problemet e qytetarëve e kam fjalën ëpr kabinetin qeveritar. Qeveria që i ka 16 ministri sot […]

Bajrami: Përfaqësuesit e VV-së që kanë fytyrë e dinjitet duhet t’iu kërkojnë sot falje qytetarëve
bajrami:-perfaqesuesit-e-vv-se-qe-kane-fytyre-e-dinjitet-duhet-t’iu-kerkojne-sot-falje-qytetareve

bajrami:-perfaqesuesit-e-vv-se-qe-kane-fytyre-e-dinjitet-duhet-t’iu-kerkojne-sot-falje-qytetareve

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se sot qytetarët e Kosovës paguajnë më shumë se 100% fatura të energjisë elektrike.

“Sot askush nuk është këtu në seancë nga Lëvizja Vetëvendosje, shihni mbrapa meje. Ata refuzojnë të merren me problemet e qytetarëve e kam fjalën ëpr kabinetin qeveritar. Qeveria që i ka 16 ministri sot nuk e ka pa të arsyeshme që të paktën ta ketë një ministër i cili do të duhej të iu përgjigjej qytetarëve për arsyet se pse jemi në këtë gjendje dhe pse ata i kanë shtrenjtuar faturat e energjisë. Përfaqësuesit e VV-së, sot ata të cilët kanë fytyrë dhe dinjitet do të duhej të dalin t’iu kërkojnë falje qytetarëve. Na falni se iu kemi premtu për lirim të çmim të rrymës, por ja ku jemi sot”, ka thënë ajo, raporton Front Online.

Bajrami, ka shtuar se sot VV-ja u ka borgj një kërkim falje qytetarëve./Front Online