Bakoyannis greke caktohet raportuese për Kosovën nga Këshilli i Europës

Ish-kryediplomatja greke caktohet raportuese për Kosovën nga Këshilli i Europës. Komiteti për çështje politike dhe demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës e ka caktuar Dora Bakoyannis raportuese për anëtarësimin e Kosovës në KiE.. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i cili është pjesë e delegacionit të deputetëve […]

Bakoyannis greke caktohet raportuese për Kosovën nga Këshilli i Europës

Ish-kryediplomatja greke caktohet raportuese për Kosovën nga Këshilli i Europës.

Komiteti për çështje politike dhe demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës e ka caktuar Dora Bakoyannis raportuese për anëtarësimin e Kosovës në KiE..

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i cili është pjesë e delegacionit të deputetëve kosovarë në Këshillin e Europës dhe aktualisht është në Strasburg.

Detyra e Bakoyannis do të jetë të bëjë raportin, i cili shkon në seancë plenare pasi ta marrë raportin nga dy juristët eminentë që janë caktuar. Ndërkaq, edhe dy raportues tjerë caktohen, një në Komitet për Çështje Ligjore dhe një në Komitet për Barazi dhe Jodiskriminim.

Ndërsa, Bakoyannis do ta bëjë raportin gjithëpërfshirës konsultativ për Lomitetin për Politikë dhe Demokraci, i cili shkon në senacë plenare të Asamblesë Parlamentare të KiE.

Gashi njoftoi gjithashtu se nesër do të caktohet raportuesi në Komitetin Ligjor.

Theodora “Dora” Bakoyanni është një politikane greke. Nga viti 2006 deri në vitin 2009 ka qenë ministre e Punëve të Jashtme të Greqisë. Ajo ishte gjithashtu në krye të OSBE-së në vitin 2009. Bakoyannis aktualisht është zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të KiE.

Në fillim të këtij muaji, presidenti i Asamblesë Parlamentare në mbledhjen e Komitetit të Përhershëm të KiE kishte caktuar dy juristë të cilët do të bëjnë një raport vlerësimi për Kosovën.

Avokati gjerman Thomas Markert dhe avokatja finlandeze Sia Spiliopoulou Akermark janë dy juristët që do të merren me hartimin e raportit për Kosovën. I pari ishte i përfshirë në hartimin e kushtetutave të shteteve të rajonit, përfshirë edhe atë të Kosovës, ndërsa Akermark ka në fushë të interesit minoritetet.