Basha: Prokuroria t’i nis hetimet për lejimin e transmetimit të kanaleve të “Arenas”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, e ka quajtur skandal vendimin e Komisionit të Pavarur për Media për t’ia lejuar operatorit kabllor “ArtMotion” transmetimin e kanaleve të “Arena”, gjë të cilën e kishte pezulluar pasi në to ishin shfaqur mesazhe dhe thirrje mbështetëse për autorët e sulmit të 24 shtatorit 2023 në Banjskë. Sipas Bashës, […]

Basha: Prokuroria t’i nis hetimet për lejimin e transmetimit të kanaleve të “Arenas”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, e ka quajtur skandal vendimin e Komisionit të Pavarur për Media për t’ia lejuar operatorit kabllor “ArtMotion” transmetimin e kanaleve të “Arena”, gjë të cilën e kishte pezulluar pasi në to ishin shfaqur mesazhe dhe thirrje mbështetëse për autorët e sulmit të 24 shtatorit 2023 në Banjskë.

Sipas Bashës, shfuqizimi i vendimit ndodhi duke mos qenë pikë e rendit të ditës në mbledhjen e KPM-së.

“Komisioni i Pavarur për Media dje paska marrë vendim që t’ia lejuar ArtMotionit transmetimin e kanaleve të ‘Arenas’ të Telekomit të Serbisë, kanale këto që ishin të ndaluara më herët. Ky është super skandal! E para, kush e parashutoj këtë vendim, sepse nuk paska qenë as pikë e rendit të ditës! E dyta, Arena Sport ka postuar mesazhe ku kërcënon Republikën dhe i thur lavde terroristëve të Banjskës (shih foton), e ju merrni vendim t’ia fal! A jeni n’tokë t’bukës?! A pe dini që kanë thur lavde për terroristë që e kanë vra Afrim Bunjakun”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Sipas Bashës, vendimi i së martës është shkelje flagrante e çdo parimi dhe përkrahje direkte për “Arena Sportin”, teksa ka bërë thirrje për Prokurorinë e Shtetit të fillojë hetimet.

“Edhe Gjykata ia ka refuzuar ankesën për transmetim, kurse këta paskan lëshuar pe! Ju që keni votuar PËR këtë favor ndaj Serbisë, mezi pres ta dëgjoj se çka dhe kush ju bindi për këtë vepër makabër! Njëkohësisht FTOJ prokurorinë e shtetit që urgjentisht të filloj hetime ndaj personave në fjalë! Vendim kriminal”, ka thënë ai.

KPM-ja ka marrë vendim për rikthimin e kanaleve të “Arena Sport” në Artmotion dhe operatorët tjerë. Në mbledhjen e fundit të KPM-së është shfuqizuar vendimi i marrë më 3 tetor të vitit 2023, përmes të cilit kishte pezulluar kanalet sportive të “Arena”.