Bashkëshortja e ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia merrë pagë të majme nga spitali privat

Para se të rikthehej në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Vitia ka udhëhequr për disa muaj spitalin privat “Olive”. Megjithatë, pas shkuarjes në krye të Ministrisë, Vitia një vend në spitalin privat si duket ia ka rezervuar bashkëshortes së tij, raporton portali Front Online. Sipas formularëve të deklarimit të pasurisë për vitin 2024, ministri […]

Bashkëshortja e ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia merrë pagë të majme nga spitali privat
bashkeshortja-e-ministrit-te-shendetesise-arben-vitia-merre-page-te-majme-nga-spitali-privat

bashkeshortja-e-ministrit-te-shendetesise-arben-vitia-merre-page-te-majme-nga-spitali-privat

Para se të rikthehej në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Vitia ka udhëhequr për disa muaj spitalin privat “Olive”.

Megjithatë, pas shkuarjes në krye të Ministrisë, Vitia një vend në spitalin privat si duket ia ka rezervuar bashkëshortes së tij, raporton portali Front Online.

Sipas formularëve të deklarimit të pasurisë për vitin 2024, ministri Vitia ka deklaruar se bashkëshortja e tij paguhet rreth 30 mijë euro ne vit nga spitali privat “Olive”, apo rreth 2500 euro neto në muaj.

Paga e bashkëshortes në spitalin privat është shumë më e lartë se e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, pasi që ky i fundit ka deklaruar se merre rreth 18 mijë euro në vit, apo 1500 euro në muaj, rreth 1000 euro më pak se bashkëshortja e tij, raporton Front Online.

Arben Vitia 1