Berisha: Kosova kurrë s’ka qenë në agjendë për anëtarësim në KiE, spekulim për mbulim të dështimeve

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, i quan spekulime deklarimet e qeveritarëve se për shkak të refuzimit të dërgimit të draftit të Asociacionin në Kushtetuese, Kosova rrezikon anëtarësimin në Këshill të Evropës. Berisha ka deklaruar se mospërfshirja në agjendë është çështje e brendshme e Këshillit të Evropës, ndërsa raportin e Doris Bakoyannis, e […]

Berisha: Kosova kurrë s’ka qenë në agjendë për anëtarësim në KiE, spekulim për mbulim të dështimeve

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, i quan spekulime deklarimet e qeveritarëve se për shkak të refuzimit të dërgimit të draftit të Asociacionin në Kushtetuese, Kosova rrezikon anëtarësimin në Këshill të Evropës.

Berisha ka deklaruar se mospërfshirja në agjendë është çështje e brendshme e Këshillit të Evropës, ndërsa raportin e Doris Bakoyannis, e quan negativ pasi në të përfshihet dhënia e pronave Manastirit të Deçanit.

“Unë mendoj se të gjitha këto që po qarkullojnë nëpër media me deklaratat e përfaqësuesve politik, përfshirë edhe kryeministrin janë thjeshte ajo loja brenda ‘kazanit’ se gjoja kryeministri po refuzon dhe tash në emër të refuzimit të kryeministrit nuk është në agjendën e Këshillit të Evropës dhe a do ta trajtojnë ajo në takimin e 16 majit në Këshillin e Ministrave të gjitha këto janë në nivelin e spekulimeve, spekulime mediale që mund të lidhen dhe ndikojnë nga elektorati dhe ato që i quan ky kushtimisht ‘analfabet funksional’, që e besojnë edhe lojën e fjalëve të tij”, u shpreh Berisha.

Deputeti i PDK-së, thotë se Kosova asnjëherë nuk ka qenë në agjendë për t’u anëtarësuar në KiE. Të vetmen herë sipas tij kur ishte në agjendë, ka qenë vendimi për dhënien e tokës Manastirit të Deçanit.

“Përndryshe çështja e mospërfshirjes në agjendë është çështje e brendshme e agjendës së Evropës të cilët nuk e kanë më Kosovën pjesë të saj. Atëherë kur u përfshi Kosova ishte çështja e raportit të zonjës Bakoyannis  i cili nuk ishte raport pozitiv për Kosovën por u bë i tillë për shkak të plotësimit të kushtit nga kjo Qeveri për shkak të vendimit për implementimin vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ishte ende në proces kontestimor për dhënien e pronave të manastirit të Deçanit i cili ishte ende në proces kontestimor për dhënien e pronave të Manastirit,  të cilat i ka fituar në kohën e regjimit të Millosheviqit. Edhe pse po mundohet me u mbulua me teoritë e agrarit e ku ta di. Agrari çdo tokë që e ka marrë e ka kthyer në njësi tjera ekonomike që janë krijuar atëherë, andaj edhe kjo afera se gjoja s’po përfshihet në agjendë për shkak të kushtëzimit i bëri  qeveria”.

“Një pyetje shumë e thjeshtë, në letrën e dërguar zonjës Doris Bakoyannis çfarë është deklaruar nga tre liderët e vendit, a janë pranuar të gjitha kushtet përfshirë Asociacionin në veçanti, tani po mundohet të thuhet pasi të hyn Kosova në Këshillin e Evropës, jo nuk është e vërtetë sepse në tetorin e vitit të kaluar është pranuar Asociacioni të implementohet si organizim administrativ territorial i komunave që kanë shumicë serbe dhe objekteve religjioze që kanë prona, prandaj edhe pranimi i statusit më pastaj të gjitha këto janë në nivelin e spekulimeve të kryeministrit i cili bën lojëra fjalësh me media dhe anëtarët e kabinetit tij që i konsideron njerëz të paaftë e që i manipulon e që është për efekte elektorale”, u shpreh Berisha.