Bisedë telefonike Osmani – O’Brien, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe Marrëveshjen e Brukselit

Presidentja e Kosovës, Vjosa osmani, ka njoftuar se këtë të hënë pati një bisedë telefonike me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien. Me anë të një postimi në llogarinë e saj në platformën “X”, Osmani e ka cilësuar telefonatën si produktive teksa njoftoi se gjatë bisedës është diskutuar për hapat për […]

Bisedë telefonike Osmani – O’Brien, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe Marrëveshjen e Brukselit
bisede-telefonike-osmani-–-o’brien,-diskutojne-per-anetaresimin-e-kosoves-ne-kie-dhe-marreveshjen-e-brukselit

bisede-telefonike-osmani-–-o’brien,-diskutojne-per-anetaresimin-e-kosoves-ne-kie-dhe-marreveshjen-e-brukselit

Presidentja e Kosovës, Vjosa osmani, ka njoftuar se këtë të hënë pati një bisedë telefonike me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në platformën “X”, Osmani e ka cilësuar telefonatën si produktive teksa njoftoi se gjatë bisedës është diskutuar për hapat për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit.

“Një telefonatë produktive me O’Brien sot. Theksoj rëndësinë themelore të punës së bashku me aleatët tanë amerikanë në mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë. Ne diskutuam gjithashtu hapat për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe zbatimin e plotë dhe të shpejtë të Marrëveshjes së Brukselit”.