Bislimi më 19 mars në Bruksel/ Kadiu: Në fokus avancimin e zbatimit të Marrëveshjes

Klisman Kadiu, këshilltar për media i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi ka thënë se e kanë pranuar pozitivisht ftesën e emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak për takimin e radhës në kuadër të procesit të dialogut në nivel kryenegociatorësh të martën e 19 marsit në Bruksel. Pavarësisht deklaratave të BE-së e ShBA-së se në këtë takim do të […]

Bislimi më 19 mars në Bruksel/ Kadiu: Në fokus avancimin e zbatimit të Marrëveshjes
bislimi-me-19-mars-ne-bruksel/-kadiu:-ne-fokus-avancimin-e-zbatimit-te-marreveshjes

bislimi-me-19-mars-ne-bruksel/-kadiu:-ne-fokus-avancimin-e-zbatimit-te-marreveshjes

Klisman Kadiu, këshilltar për media i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi ka thënë se e kanë pranuar pozitivisht ftesën e emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak për takimin e radhës në kuadër të procesit të dialogut në nivel kryenegociatorësh të martën e 19 marsit në Bruksel.

Pavarësisht deklaratave të BE-së e ShBA-së se në këtë takim do të diskutohet për dinarin, Kadiu ka thënë se ftesa potencon si fokus të agjendës së diskutimeve avancimin e zbatimit të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit si dhe Aneksin Zbatues.

“Pas takimit të 5 marsit të javës së kaluar me emisarin Lajçak, zëvendëskryeministri Bislimi ka pranuar një ftesë nga ai, për takimin e radhës në kuadër të procesit të dialogut, në nivel kryenegociatorësh, për të martën e ardhshme. Ftesa potencon si fokus të agjendës së diskutimeve avancimin e zbatimit të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit si dhe Aneksin Zbatues”, ka shkruar Kadiu.