Bislimi: Procesin zgjedhor në LDK e kontrollon Abdixhiku, këtë herë të jetë gara fer

Ish-deputeti nga radhët e LDK-së, Faton Bislimi në një prononcim për Front Online ka thënë se procesin zgjedhor në këtë parti e kontrollon Lumir Abdixhiku. Por, pavarësisht kësaj, ai nuk do të heq dorë nga kandidatura për kryetar të LDK-së. “Unë jam i vetëdijshëm që ky proces zgjedhor, brenda LDK-së, ka qenë i kontrolluar nga […]

Bislimi: Procesin zgjedhor në LDK e kontrollon Abdixhiku, këtë herë të jetë gara fer
bislimi:-procesin-zgjedhor-ne-ldk-e-kontrollon-abdixhiku,-kete-here-te-jete-gara-fer

bislimi:-procesin-zgjedhor-ne-ldk-e-kontrollon-abdixhiku,-kete-here-te-jete-gara-fer


Ish-deputeti nga radhët e LDK-së, Faton Bislimi në një prononcim për Front Online ka thënë se procesin zgjedhor në këtë parti e kontrollon Lumir Abdixhiku.

Por, pavarësisht kësaj, ai nuk do të heq dorë nga kandidatura për kryetar të LDK-së.

“Unë jam i vetëdijshëm që ky proces zgjedhor, brenda LDK-së, ka qenë i kontrolluar nga kryetari aktual, dhe këtë ta vërtetojnë të gjitha degët e Kosovës sepse në asnjërën prej tyre nuk e ke pas as edhe një kundërkandidat ndaj atyre të cilët janë parapërcaktuar nga kryetari aktual. Ka pasur përjashtime, ka pas gjatë gjithë procesit, realisht injorim të njerëzve kyç, aktivisht dhe shumëvjeçar, por përkundër kësaj vullneti im ka qenë që ta bëjnë të paktën në ditën e fundit, që nëse deri tani nuk ka pas garë reale të paktën ashtu siç e përcakton statuti i LDK-së, të jemi në një garë fer, transparente, për të parin e partisë”, u shpreh ai.