BIZNES

Kujdes, aeroportet po ju skanojnë fytyrën pa e kuptuar! (Foto)

Në vend që t`i skanonin biletën, në aeroport, skanuan fytyrën e saj. Prillin e vitit 2019, udhëtarja MacKenzie Fegan mbeti e befasuar dhe e hutuar, thotë CNN, kur mori një fluturim të JetBlue nga Shtetet e Bashkuara për në Meksikë, pa dorëzuar pasaportën, apo dokumentet e udhëtimit. “Kishte barrikada plastike në pjesën e përparme të secilës korsi. Pashë djathtas, kur papritur, porta hapet“, tha ajo për CNN Travel. “Menjëherë mendova: çfarë është kjo, si ndodhi?

Nuk kalova për skanim pasaportën, asgjë“. Përpara se të ulej në karrige, Fegan, gazetare nga Nju Jorku I dërgoi Jetblue një mesazh në Twitter, ku I kërkonte kompanisë ajrore shpjegime për procesin. “A i ka zëvëndësuar skanimi I fytyrës dokumentet e udhëtimit, pa ditur gjë unë? Sepse nuk më pyeti njeri a jam dakort“, shkroi ajo.

Rreth 10 minuta më vonë, Fegan mori një përgjigje: “Ju keni mundësinë të hiqni dorë nga kjo procedurë, MacKenzie. Na vjen keq nëse diçka e tillë ju bën të mos ndiheni rehat“, thuhej në mesazh.

Raoul Co..

Raoul Cooper, menaxher i dizajnit dixhital të British Airways, i tha CNN Travel se BA bashkë me linjat e tjera ajrore që operojnë në Aeroportin Heathrow të Londrës e ka përdorur njohjen e fytyrës për udhëtarët për rreth tetë apo nëntë vjet. Cooper shpjegoi se si funksionon teknologjia e fytyrës për klientët e BA në Heathrow. Kur një pasagjer mbërrin në aeroport dhe kalon në pikën e parë të kontrollit të sigurisë, imazhi i fytyrës së tij “ fiksohet“ dhe pastaj ai verifikohet me dokumentet e udhëtimit.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top