“Bizneset para mbylljes”, reagon Murati: Qarkullimi ka shënuar rritje në janar e shkurt, çdo pretendim tjetër qëllimkeq

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka reaguar pas deklaratave për ekonominë në vend, ku pretendohet se mbyllja e bizneseve është në rritje. Murati është kundërpërgjigjur përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se qarkullimi i bizneseve për muajt janar dhe shkurt të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit […]

“Bizneset para mbylljes”, reagon Murati: Qarkullimi ka shënuar rritje në janar e shkurt, çdo pretendim tjetër qëllimkeq
“bizneset-para-mbylljes”,-reagon-murati:-qarkullimi-ka-shenuar-rritje-ne-janar-e-shkurt,-cdo-pretendim-tjeter-qellimkeq

“bizneset-para-mbylljes”,-reagon-murati:-qarkullimi-ka-shenuar-rritje-ne-janar-e-shkurt,-cdo-pretendim-tjeter-qellimkeq

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka reaguar pas deklaratave për ekonominë në vend, ku pretendohet se mbyllja e bizneseve është në rritje.

Murati është kundërpërgjigjur përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se qarkullimi i bizneseve për muajt janar dhe shkurt të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka shënuar rritje për 4.8 përqind.

Tutje, Murati ka thënë se ndërmarrësit e bizneset e kanë dëshmuar tash e sa kohë që u bëjnë ballë të gjitha sfidave.

“Qarkullimi i bizneseve për muajt janar dhe shkurt të këtij viti, krahasuar me vitin 2023, shënon ???? +4.8% rritje.  Këto janë të dhënat zyrtare, të deklaruara në ATK.  Çdo pretendim tjetër nëpër studio televizive ose  është i keqinformuar, ose qëllimkeq. Ndërmarrësit tanë e bizneset tona e kanë dëshmuar tash e sa kohë që u bëjnë ballë të gjitha sfidave”, ka shkruar Murati.