Abdullahu: Të këqijat e Albin Kurtit do të marrin fund, nëse Kosova qeveriset nga PDK-ja

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu thotë se Qeveria Kurti ka për qëllim që popullin e Kosovës ta bëj konfuz. Abdullahu thekson se, Qeveria e Albin Kurtit ka frikë të hyjë në zgjedhje, madje siç thotë ai, ata kanë gjetur edhe një formulë “djallëzore” për qeverisje. “Kur është fjala për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë, […]

Abdullahu: Të këqijat e Albin Kurtit do të marrin fund, nëse Kosova qeveriset nga PDK-ja

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu thotë se Qeveria Kurti ka për qëllim që popullin e Kosovës ta bëj konfuz.

Abdullahu thekson se, Qeveria e Albin Kurtit ka frikë të hyjë në zgjedhje, madje siç thotë ai, ata kanë gjetur edhe një formulë “djallëzore” për qeverisje.

“Kur është fjala për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë, nga kjo qeveri vazhdueshëm kemi qasje, prononcime, shpalime idesh nga më të ndryshmet që kanë një qëllim, konfuzitetin. Duan që ti vendosin të gjithë para konfuzionit se jemi të gatshëm, ndoshta nuk jemi, ndoshta nuk është koha. Arsyea pse kjo qeveri ka frikë për të hy në zgjedhje është se tani ka gjetur formulën djallëzore si të qeverisë. Psh i falë Kishës Ortodokse Serbe 24 hektar dhe merr vizat thotë që do e nënshkruaj Asociacionin që faktikisht është autonomi për serbët në Kosovë që të sigurojë hyrjen në Këshillin e Evropës. Më pas e liçenson veten për hajni dhe krejt këtë e kamuflon me populizëm majtist ekstrem”, tha Abdullahu.

PDK-ja është e gatshme për të shkuar në zgjedhje, kështu të paktën thotë zëdhënësi i kësaj partie, teksa shton se janë serioz për këtë proces, pasi e cek se Kosova po qeveriset nga një Qeveri e korruptuar./GazetaBlic