“Blindohet” objekti i Komunës së Zveçanit, KFOR-i krijon kordon me ushtarët e vet

Objekti i Komunës së Zveçanit është blinduar sa i përket forcave të mëdha të policisë së Kosovës e ushtarëve të KFOR-it që janë vendosur në hyrje të objektit. Siç shkruan Kossev, ushtarët e KFOR-it kanë krijuar një kordon të vetin të sigurisë. Kjo pas protestës së paralajmëruar sot dhe pas përpjekjes së serbëve lokalë për […]

“Blindohet” objekti i Komunës së Zveçanit, KFOR-i krijon kordon me ushtarët e vet

Objekti i Komunës së Zveçanit është blinduar sa i përket forcave të mëdha të policisë së Kosovës e ushtarëve të KFOR-it që janë vendosur në hyrje të objektit.

Siç shkruan Kossev, ushtarët e KFOR-it kanë krijuar një kordon të vetin të sigurisë.

Kjo pas protestës së paralajmëruar sot dhe pas përpjekjes së serbëve lokalë për t’u futur brenda objektit të Komunës mëngjesin e sotëm.

Siç ka konfirmuar Policia e Kosovës, protestuesit e mbledhur para objektit të kësaj komune kishin shfaqur dhunë dhe kishin gjuajtur gaz lotsjellës në përpjekjen për të thyer kordonin policisë, megjithatë Policia iu është përgjigjur me sprej, për të vendosur rendin.