Bunjaku-Rexhepi: Qeveria Kurti është qeveri e dështimit, mjerimit dhe depresionit politik

Kauza dhe premtime të rrejshme po i quan të gjitha premtimet e kryeministrit Kurti, deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi. Sipas saj, kryeministri Kurti këto i ka bërë vetëm sa për të ardhur në pushtet. “Premtimet e kryeministrit Kurti kanë qenë të gjitha kauza dhe premtime të rrejshme. Kurti e ka pas problemin për me ardhë […]

Bunjaku-Rexhepi: Qeveria Kurti është qeveri e dështimit, mjerimit dhe depresionit politik
bunjaku-rexhepi:-qeveria-kurti-eshte-qeveri-e-deshtimit,-mjerimit-dhe-depresionit-politik

bunjaku-rexhepi:-qeveria-kurti-eshte-qeveri-e-deshtimit,-mjerimit-dhe-depresionit-politik


Kauza dhe premtime të rrejshme po i quan të gjitha premtimet e kryeministrit Kurti, deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi.

Sipas saj, kryeministri Kurti këto i ka bërë vetëm sa për të ardhur në pushtet.

“Premtimet e kryeministrit Kurti kanë qenë të gjitha kauza dhe premtime të rrejshme. Kurti e ka pas problemin për me ardhë në pushtet, e me i mashtru qytetarët për të marrë votën dhe besimin e tyre dhe mandej me fillu me punu sipas kushteve të tij, apo thjesht mos me mbajt asnjë premtim të cilin e ka dhënë gjatë fushatës elektorale. Ai ka premtuar që në flemë në thëngjill dhe ai e importon thëngjillin, ai ka premtuar 160 çerdhe nuk e di a janë 4 apo 5”, është shprehur Bunjaku-Rexhepi për Front Online.

Deputetja Bunjaku-Rexhepi për Qeverinë Kurti thotë se është qeveri e dështimit dhe mjerimit.

“Ka premtuar 4 mijë banesa për çifte gjë kjo e cila nuk vjen në shprehje. Thjesht kjo është qeveri e dështimit, mjerimit, depresionit politik, ekonomik e psikik tek qytetarët dhe kjo është një qeveri e cila ka manipuluar gjithë kohën me shportën dhe produktet elementare për qytetarët”, ka shtuar ajo.

Bunjaku-Rexhepi, thotë se ka ardhë koha që në pushtet të vij një qeveri që nuk jep shumë premtime, por që ato që i jep edhe i realizon.

“Qytetarëve iu ka bërë jeta jashtëzakonisht e papërballueshme dhe në këtë rast fluksi i madh për me ik prej Kosovës po duket tashmë dhe kjo është një qeveri që sa më shpejtë duhet me shku në shtëpi dhe me lëshu rrugë me ardhë me qeveris ata që dijnë, ata që e zhvillojnë ekonominë dhe ata që premtimet nuk i kanë kaq të mëdha por të realizueshme”, ka pohuar deputetja.