Çeku: Zyra Kombëtare e Auditimit gjeti shkelje në tri stadiume, gjetjet do përfundojnë në prokurori

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka deklaruar se raporti i Zyrës Kombëtare për Auditim ka konfirmuar shqetësimet e tij duke gjetur shkelje në tri stadiume të ndryshme të vendit. Në një intervistë në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Çeku ka deklaruar se gjërat që thotë raporti, përkatësisht mbi gjetjet për stadiumin e […]

Çeku: Zyra Kombëtare e Auditimit gjeti shkelje në tri stadiume, gjetjet do përfundojnë në prokurori
ceku:-zyra-kombetare-e-auditimit-gjeti-shkelje-ne-tri-stadiume,-gjetjet-do-perfundojne-ne-prokurori

ceku:-zyra-kombetare-e-auditimit-gjeti-shkelje-ne-tri-stadiume,-gjetjet-do-perfundojne-ne-prokurori

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka deklaruar se raporti i Zyrës Kombëtare për Auditim ka konfirmuar shqetësimet e tij duke gjetur shkelje në tri stadiume të ndryshme të vendit.

Në një intervistë në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Çeku ka deklaruar se gjërat që thotë raporti, përkatësisht mbi gjetjet për stadiumin e Mitrovicës, Gjilanit e Gjakovës, do të përfundojnë në prokurori.

“Projektet që kanë nisur pa u siguruar se kanë buxhetin e nevojshëm, projektet që janë hartuar nga byrot hartuese të pakualifikuara, projekte ku nuk janë kryer shpesh as procedurat e shpronismit për të vazhduar tutje punën, projekte të cilat edhe procedura e prokurorimit është bërë me shumë probleme, unë sot për rastësi e kam pranuar versionin final të një raporti special prej zyres së auditimit. Janë audituar tre objekte infrastrukturore. Janë audituar stadiumi i Gjilanit, stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë dhe stadiumi i Gjakovës. Në të trija, gjetjet e zyrës Kombëtare të Auditorit i konfirmojnë shqetësimet, gjetjet dhe veprimet…aty thuhen shumë gjana të cilat do të përfundojnë në prokurori e që kemi pas dyshime e dëshmi por tash e ka konfimuar edhe autoriteti sovran. Fati i mirë është se ne e kemi shkëputur kontratën për stadiumin e Gjilanit, që është kërkesë e këtij raporti. Kemi vepruar me kohë”, ka deklaruar Çeku.

Tutje, ky i fundit përmend edhe një shkelje të stadiumit “Adem Jashari”. Sipas tij, i njëjti ka kaluar tre here radhazi vendimet e qeverisë për shpronësim.

“Ka pozicione të cilat janë paguar shumëfish më shumë sesa që ka qenë kontrata origjinale. Këto janë shkelje serioze, do përfundojnë ku duhet. Stadiumi në Mitrovicë i ka kaluar dy vendime të Qeverisë për shpronësim, tash është e treta. 13 milionë euro projekt nuk u bë shpronsimi,  që i bie se nuk është marrur leja”, ka deklaruar Çeku.