Gruda i PDK-së: Sulmet e Haxhiut ndaj Kushtetueses janë mekanizëm për të mbuluar paaftësinë e Qeverisë

Kundrejt deklaratës së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut se Gjykata Kushtetuese është në shpëtim të opozitës, kanë reaguar këta të fundit. Nga PDK-ja qëndrimet e Haxhiut i kanë cilësuar si mbulushmëri e paaftësisë së Qeverisë ‘Kurti’. Koordinatori  i Departamentit për Drejtësi në PDK, Përparim Gruda ka folur për Front Online. Gruda tha se ministrja duhet […]

Gruda i PDK-së: Sulmet e Haxhiut ndaj Kushtetueses janë mekanizëm për të mbuluar paaftësinë e Qeverisë
gruda-i-pdk-se:-sulmet-e-haxhiut-ndaj-kushtetueses-jane-mekanizem-per-te-mbuluar-paaftesine-e-qeverise

gruda-i-pdk-se:-sulmet-e-haxhiut-ndaj-kushtetueses-jane-mekanizem-per-te-mbuluar-paaftesine-e-qeverise


Kundrejt deklaratës së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut se Gjykata Kushtetuese është në shpëtim të opozitës, kanë reaguar këta të fundit.

Nga PDK-ja qëndrimet e Haxhiut i kanë cilësuar si mbulushmëri e paaftësisë së Qeverisë ‘Kurti’.

Koordinatori  i Departamentit për Drejtësi në PDK, Përparim Gruda ka folur për Front Online.

Gruda tha se ministrja duhet ta mbrojt sistemin e drejtësisë e jo ta sulmoj.

“Sulmet ndaj sistemit të drejtësisë nga Haxhiu janë mekanizëm për të mbuluar paaftësinë për të çuar përpara reformat para votuesve të tyre, sulmet janë justifikime. Situatë absurde e krijuar nga deklarimet e ministres e cila është dashur ta mbrojë sistemin e drejtësisë”, tha Gruda.

Ai thotë se sa më shumë të afrohet data e zgjedhjeve aq më shumë do rritën kritikat e pushtetit.

Mashtrimet e fajësimet e qeverisë që është në fund të mandatit nuk kalojnë, thotë Gruda.

“Sa më shumë të ofrohet data e zgjedhjeve aq më shumë do të ashpërsohen kritikat qeveritare ndaj Gjykatës Kushtetuese, institucioneve të pavarura dhe opozitës që ju duhet për të kërkuar votën në zgjedhjet e reja. Mashtrimi, fajësimi ndaj opozitës nuk mund të kaloj ndaj kësaj qeverie që është në fundin e mandatit të saj”, thotë Gruda për Front Online.