Çfarë duhet të dini për lëvizjen në zonën Shengen, pas 1 janarit 2024, MPB jep detaje

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nga 1 janar 2024, me pasaportë të Kosovës qytetarët kanë mundësinë e udhëtimit pa vizë në vendet e Shengen-it, për qëndrime afatshkurtra, disa herë brenda vitit Kjo ministri, përmes një postimi në Facebook, njofton shtetasit e Kosovë për rregullat e udhëtimi në vendet e Shengenit, pas liberalizimit të vizave, […]

Çfarë duhet të dini për lëvizjen në zonën Shengen, pas 1 janarit 2024, MPB jep detaje
cfare-duhet-te-dini-per-levizjen-ne-zonen-shengen,-pas-1-janarit-2024,-mpb-jep-detaje

cfare-duhet-te-dini-per-levizjen-ne-zonen-shengen,-pas-1-janarit-2024,-mpb-jep-detaje

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nga 1 janar 2024, me pasaportë të Kosovës qytetarët kanë mundësinë e udhëtimit pa vizë në vendet e Shengen-it, për qëndrime afatshkurtra, disa herë brenda vitit

Kjo ministri, përmes një postimi në Facebook, njofton shtetasit e Kosovë për rregullat e udhëtimi në vendet e Shengenit, pas liberalizimit të vizave, nga 1 janari 2024.

“Nga 1 janar 2024 me pasaportë të Kosovës ju keni mundësinë e udhëtimit pa vizë për qëndrime afatshkurtra, duke përfshirë vizitat turistike dhe ato te miqtë apo familjarët, disa herë brenda vitit. Kjo e drejtë ju takon 90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh”, njofton MPB.

Bëhet e ditur se për të udhëtuar pa vizë, kërkohet pasaportë biometrike, informata apo dëshmi mbi arsyen e udhëtimit, rezervimi i hotelit apo informata të vendqëndrimit, biletë kthyese si dhe dëshmi për mjete të mjaftueshme financiare para cash ose kartelë krediti.

Gjithashtu, qytetarët njoftohen se shkeljet e rregullave apo abuzimi i kësaj të drejte mund të sjell pasoja personale, duke përfshirë gjoba financiare, shënim në pasaportën tuaj dhe ndalim të hyrjes në zonën Shengen deri në 5 vite.