Chollet bisedon me Kurtin e Vuçiqin, kërkon që palët t’i kthehen dialogut

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, njofton se ka zhvilluar bisedë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, pas sulmit terrorist mbi policinë në veri të dielën. Këtij të fundit i ka kërkuar të shmang veprimet që nxisin tensionet e mëtejme në Veri. Chollet […]

Chollet bisedon me Kurtin e Vuçiqin, kërkon që palët t’i kthehen dialogut
chollet-bisedon-me-kurtin-e-vuciqin,-kerkon-qe-palet-t’i-kthehen-dialogut

chollet-bisedon-me-kurtin-e-vuciqin,-kerkon-qe-palet-t’i-kthehen-dialogut

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, njofton se ka zhvilluar bisedë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, pas sulmit terrorist mbi policinë në veri të dielën. Këtij të fundit i ka kërkuar të shmang veprimet që nxisin tensionet e mëtejme në Veri.

Chollet e ka dënuar sulmin mbi Policinë e Kosovës dhe ka kërkuar që palët t’i kthehen Dialogut.

“Bisedova me kryeministrin Albin Kurti pas sulmit të tmerrshëm të së dielës në Kosovë. Dënoj ashpër dhunën kundër Policisë së Kosovës; shpreh ngushëllime për humbjen e rreshterit Afrim Bunjaku. Të dyja palët duhet të kthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe të zbatojnë angazhimet e Ohrit”, informon Chollet.

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, njofton nga Vuçiq ka kërkuar që të evitohen veprimet që rrisin tensionet për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës.

Chollet informon se humbja tragjike e jetës së rreshterit të dielën në Banjskë thekson nevojën urgjente për t’iu rikthyer Dialogut të ndërmjetësuar nga BE.

“Bidedova me presidentnt Vuçiq për rëndësinë e deeskalimit të menjëhershëm në veri të Kosovës dhe shmangien e veprimeve që mund të nxisin më tej tensionet. Humbja tragjike e jetës nënvizon nevojën urgjente për të rivendosur qetësinë dhe për t’u kthyer në Dialogun e lehtësuar nga BE”, u shpreh Chollet.