Çka thotë Udhëzimi Administrativ, si mund të largohen kryetarët e Komunës?

Udhëzimi administrativ për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarit të komunës i sqaron në detaje procedurat. Neni 6 i tij thotë se  grupi nismëtar, që i bie qytetarët serbë, brenda tridhjetë (30) ditëve nga pajisja me dokumentacionin e nevojshëm, duhet të mbledhë numrin e kërkuar të nënshkrimeve. Pas kësaj procedure, grupi nismëtar ia dorëzon […]

Çka thotë Udhëzimi Administrativ, si mund të largohen kryetarët e Komunës?
cka-thote-udhezimi-administrativ,-si-mund-te-largohen-kryetaret-e-komunes?

cka-thote-udhezimi-administrativ,-si-mund-te-largohen-kryetaret-e-komunes?


Udhëzimi administrativ për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarit të komunës i sqaron në detaje procedurat.

Neni 6 i tij thotë se  grupi nismëtar, që i bie qytetarët serbë, brenda tridhjetë (30) ditëve nga pajisja me dokumentacionin e nevojshëm, duhet të mbledhë numrin e kërkuar të nënshkrimeve.

Pas kësaj procedure, grupi nismëtar ia dorëzon nënshkrimet kryesuesit të Kuvendit komunal, teksa ky i fundit e dërgon pastaj brenda tri dite në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

KQZ nëse konstaton se nëse nuk plotësohet numri minimal prej 20 % votuesve i jep grupit nismëtar afat shtesë që t`i plotësojë nëshkrimet. Nëse pas afatit prej 10 ditësh nuk përmbushet kërkesa, KQZ e shpall peticionin të pavlefshëm dhe e njofton kryesuesin e kuvendit komunal, kryetarin e komunës, grupin nismëtar dhe MAPL-në. Nëse peticioni përmbush kriteret, pra mbështetet nga së paku njëzet përqind (20%) e votuesve ndodh ky skenar.

Me t`u konfirmuar të gjitha këto kritere, neni 7 thotë atëherë se organizohet votimi për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni.

Votimi për këtë çështje duhet të mbahet jo më vonë se 45 ditë pas konfirmimit.

Nëse 50 për qind +1 e qytetarëve në listëve e votuesve votojnë në favor të largimit të kryetarit, atëherë ai konsiderohet i larguar.

Tek pastaj rezultati i shkon presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila brenda 30 deri 45 ditësh duhet t`i shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme.