Deklarata e Zelenskyt për luftë në Ballkan/ Quni: Ekzistojnë parakushtet

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy javën e kaluar deklaroi se Rusia mund të krijojë luftëra të reja në Ballkan dhe Moldavi, në mënyrë që të largojë vëmendjen nga lufta në Ukrainë. Por, deputeti i LDK-së, Anton Quni deklaron për Front Online se paralajmërime të tilla ka pasur edhe më herët nga njohës të fushës së […]

Deklarata e Zelenskyt për luftë në Ballkan/ Quni: Ekzistojnë parakushtet
deklarata-e-zelenskyt-per-lufte-ne-ballkan/-quni:-ekzistojne-parakushtet

deklarata-e-zelenskyt-per-lufte-ne-ballkan/-quni:-ekzistojne-parakushtet


Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy javën e kaluar deklaroi se Rusia mund të krijojë luftëra të reja në Ballkan dhe Moldavi, në mënyrë që të largojë vëmendjen nga lufta në Ukrainë.

Por, deputeti i LDK-së, Anton Quni deklaron për Front Online se paralajmërime të tilla ka pasur edhe më herët nga njohës të fushës së sigurisë të cilët kanë theksuar mundësinë e krijimit të vatrave të reja të krizës të cilat do të nxiten nga autoritetet e Moskës.

“Do të thotë në Kosovë dhe në rajon ekzistojnë parakushtet që me nxitjen e autoriteteve të Moskës munden me u kriju situata të tilla po ashtu në Bosnjë Hercegovinë dhe në disa vende të tjera”, ka thënë Quni.