Deklarohen nga AKR: Sa më shpejt të mbahen zgjedhjet, degët në terren i kemi të mobilizuara!

Kryeministri i vendit, Albin Kurtit, është shprehur i gatshëm për të shkuar në zgjedhje. Ai ka deklaruar se nëse opozita do zgjedhje të parakohshme duhet të shpërbëhet Kuvendi. “Ndoshta do të ketë zgjedhje të parakohshme, unë nuk e di, por… Për ne është krejt njësoj. Por, unë nuk mund të kem zgjedhje të parakohshme në […]

Deklarohen nga AKR: Sa më shpejt të mbahen zgjedhjet, degët në terren i kemi të mobilizuara!
deklarohen-nga-akr:-sa-me-shpejt-te-mbahen-zgjedhjet,-deget-ne-terren-i-kemi-te-mobilizuara!

deklarohen-nga-akr:-sa-me-shpejt-te-mbahen-zgjedhjet,-deget-ne-terren-i-kemi-te-mobilizuara!

Kryeministri i vendit, Albin Kurtit, është shprehur i gatshëm për të shkuar në zgjedhje.

Ai ka deklaruar se nëse opozita do zgjedhje të parakohshme duhet të shpërbëhet Kuvendi.

“Ndoshta do të ketë zgjedhje të parakohshme, unë nuk e di, por… Për ne është krejt njësoj. Por, unë nuk mund të kem zgjedhje të parakohshme në Kosovë pa opozitën. Nëse opozita do zgjedhje të parakohshme, duhet të shpërbëhet Kuvendi”, tha Kurti në një intervistë për REL.

Në lidhje me mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve kanë folur nga Aleanca Kosova e Re.

Sekretari i Përgjithshëm i këtij subjekti politik, Vesel Makolli, tha se zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejt në vend.

Makolli tha se Kurti gjatë qeverisjes së tij 3-vjeçare, Kurti,  jo vetëm që nuk ka realizu asnjë premtim por ka përkeqësuar gjendjen ekonomike dhe sociale.

“Kryeministri Kurti me premtime marramendese, i fitoj mbi gjysmën e elektoratit votues. Gjatë qeverisjes së deritanishme mbi tre vjeçare, jo që nuk e ka realizu asnjë premtim, përkundrazi e ka ulur tejmase rejtingun e Kosovës në rrafshin ndërkombetar dhe me veprimet apo mosveprimet në qeverisjen e brendshme është përkeqësu gjendja ekonomike dhe sociale.Kryeministri jonë, duke eskivuar dhe prolonguar mosrealizimin e marreveshjeve nderkombetare, nxiti presionin e miqve tane nderkombetar dhe sanksionet nga BE”/Blic/