Deliu-Kodra: Kontratat njëburimore janë bërë standard i përditshëm i kësaj qeverie

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se kontratat njëburimore janë bërë standard i përditshëm i qeverisë Kurti. Në seancën ku po diskutohet për këtë çështje, ajo tha se është bërë rregull dhënia dhe negocimi i tyre në tavolina kafenesh “me miq dhe dosta pa asnjë procedurë, pa asnjë transparencë”, njofton Klankosova.tv. “Nuk po flasim […]

Deliu-Kodra: Kontratat njëburimore janë bërë standard i përditshëm i kësaj qeverie
deliu-kodra:-kontratat-njeburimore-jane-bere-standard-i-perditshem-i-kesaj-qeverie

deliu-kodra:-kontratat-njeburimore-jane-bere-standard-i-perditshem-i-kesaj-qeverie

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se kontratat njëburimore janë bërë standard i përditshëm i qeverisë Kurti.

Në seancën ku po diskutohet për këtë çështje, ajo tha se është bërë rregull dhënia dhe negocimi i tyre në tavolina kafenesh “me miq dhe dosta pa asnjë procedurë, pa asnjë transparencë”, njofton Klankosova.tv.

“Nuk po flasim sot për dështimët e mëdha të kësaj qeverie, por për kontratat njëburimore. Korrupsion i madh i një qeverie përmes kontratave njëburimore. Se korrupsioni është bërë mjet i kësaj qeverie e kemi thënë edhe dy vjet më parë, kemi denoncuar me fakte keqpërdorimet. Edhe atëherë kemi ngritur shqetësimet tona si PDK, se kontratat njëburimore janë bërë rregull i punës në gjithë qeverinë e Kosovës. Janë bërë standard i përditshëm i kësaj qeverie”, u shpreh ajo.