Deliu: Qeveria Kurti po koordinohet me Listën Serbe për emërimet në veri

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka thënë se Qeveria Kurti po koordinohet me Listën Serbe për emërimet në veri të vendit. E ftuar në Edicionin Special në Klan Kosova, ajo ka shtuar se është parë që koordinimi me Radojiçiqin ka sjellë pasojat e veta. “Është parë që koordinimi me Radojiçiqin […]

Deliu: Qeveria Kurti po koordinohet me Listën Serbe për emërimet në veri
deliu:-qeveria-kurti-po-koordinohet-me-listen-serbe-per-emerimet-ne-veri

deliu:-qeveria-kurti-po-koordinohet-me-listen-serbe-per-emerimet-ne-veri

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka thënë se Qeveria Kurti po koordinohet me Listën Serbe për emërimet në veri të vendit.

E ftuar në Edicionin Special në Klan Kosova, ajo ka shtuar se është parë që koordinimi me Radojiçiqin ka sjellë pasojat e veta.

“Është parë që koordinimi me Radojiçiqin ka edhe pasojat e tjera në emërimet të cilat i kemi parë. Sot kemi bërë përpjekje që të shpërfaqim para qytetarëve mënyrën se si kryeministri duke filluar me himnizimin e Oliver Ivanoviqit, emërimin e fundit të një personi, prindi i të cilit ka qenë i angazhuar në luftën e fundit dhe veprime të tjera të koordinuara me kriminelin e kërkuar nga ShBA, MB dhe nga organet e sigurisë në Kosovë, Radojiçiqin”, ka thënë Deliu.

“Do të thotë ka një koordinim të qartë të kësaj qeverie me emërimet e pafundme të cilat cenojnë shtetin e Kosovës. Po flasim për një person, prindi i të cilit ka qenë i angazhuar në luftën e fundit në Kosovë”, ka shtuar ajo.