Demhasaj për prezencën e Bislimit në Bruksel: Nuk është hera e parë që i hanë fjalët e veta

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka deklaruar se nuk do të shkojë në Bruksel për të diskutuar rreth çështjes së dinarit serb në Kosovë, por pas disa ditëve ai mori pjesë në bisedime. Njohësi i çështjeve politike, Arton Demhasaj thotë se nuk është hera e parë që zv.kryeministri Besnik Bislimi po i ndryshon qëndrimet për deklaratat që […]

Demhasaj për prezencën e Bislimit në Bruksel: Nuk është hera e parë që i hanë fjalët e veta
demhasaj-per-prezencen-e-bislimit-ne-bruksel:-nuk-eshte-hera-e-pare-qe-i-hane-fjalet-e-veta

demhasaj-per-prezencen-e-bislimit-ne-bruksel:-nuk-eshte-hera-e-pare-qe-i-hane-fjalet-e-veta


Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka deklaruar se nuk do të shkojë në Bruksel për të diskutuar rreth çështjes së dinarit serb në Kosovë, por pas disa ditëve ai mori pjesë në bisedime.

Njohësi i çështjeve politike, Arton Demhasaj thotë se nuk është hera e parë që zv.kryeministri Besnik Bislimi po i ndryshon qëndrimet për deklaratat që ka dhënë.

Demhasaj tha për Front Online se Bislimi ‘po i han fjalët e veta’.

“Nuk është hera e parë që Bislimi jep deklarata të forta publike dhe pastaj kthehet dhe i han prap ato deklarata, njëjtë ka qenë edhe me çështjen e Asociacionit. Njëherë tha çështja  e dinarit është çështje e brendshme dhe nuk bëhet fjalë të diskutohet në Bruksel tash po shohim diskutime në Bruksel pikërisht për këtë çështje”, thotë Demhasaj.

Demhasaj tregon se cilat janë alternativat që sipas tij do të veprohet karshi çështjes së dinarit.

“Dy alternative janë lidhur me këtë çështje, njëra është ose me shty për një kohë për aq sa po kërkohet nga ndërkombëtarët ose të mbahet ky vendim me qëllim nga Qeveria të shkojë në zgjedhje”, tha ai.

Takimi i së martës në Bruksel, i dedikuar totalisht dinarit, thotë Demhasaj.

“Çështja e dinarit po konsiderohet që e ka bllokuar procesin e dialogut apo implementimin e marrëveshjeve të arritura në dialog. Takimi totalisht ka qenë i fokusuar tek dinari”, u shpreh Demhasaj.

Miroslav Lajçak ka paralajmëruar një takim mes Kurtit e Vuçiq para pushimeve të verës.

Në konferencën për media, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi ka thënë se takimi pritet të zhvillohet në Bruksel.

“Jemi duke punuar që t’i takojmë të dy udhëheqësit, kryeministrin Kurti dhe presidentit Vuçiq. Do të dëshiroja që kjo të ndodhë para pushimeve verore në Bruksel. Po punojmë në këtë drejtim. Poashtu, ka një numër të dokumenteve që tani jemi duke i diskutuar” ka thënë Lajçak./FrontOnline