Deputetët mblidhen në dy komisione

Sot mbahet mbledhja e komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar në Komisionin e Pavarur të Mediave. Në rend dite është: Konstituimi i Komisionit dhe Shqyrtimi i listës së kandidatëve të propozuar për anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media. Mbledhja nis nga ora 09:30. Në po të njëjtën orë nis mbledhjen dhe […]

Deputetët mblidhen në dy komisione
deputetet-mblidhen-ne-dy-komisione

deputetet-mblidhen-ne-dy-komisione

Sot mbahet mbledhja e komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar në Komisionin e Pavarur të Mediave.

Në rend dite është:

  1. Konstituimi i Komisionit dhe
  2. Shqyrtimi i listës së kandidatëve të propozuar për anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media.

Mbledhja nis nga ora 09:30.

Në po të njëjtën orë nis mbledhjen dhe Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i rendit të ditës;
  2. Miratimi i planit të punës së Komisionit për sesionin pranveror;
  3. Shqyrtimi i propozimeve për anëtar të Këshillit Prokurorial nga radhët e Odës së Avokatëve;
  4. Shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin nr.08/L-258 për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë;
  5. Të ndryshme.