Deputeti i AAK-së: Mimoza bisedonte me armikun se si me i dëmtu veteranët e UÇK-së

Për tri ditë radhazi në media janë publikuar audio-incizime të shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me përfaqësuesin e Listës Serbe, Slavko Simiq. Për këto audio-incizime për Front Online ka folur deputeti i AAK-së, Bekë Berisha. Ai i quan të gërditshme. Sipas Berishës, Kusari është vetëm vegël e Kurtit. “Është e gërditshme […]

Deputeti i AAK-së: Mimoza bisedonte me armikun se si me i dëmtu veteranët e UÇK-së
deputeti-i-aak-se:-mimoza-bisedonte-me-armikun-se-si-me-i-demtu-veteranet-e-uck-se

deputeti-i-aak-se:-mimoza-bisedonte-me-armikun-se-si-me-i-demtu-veteranet-e-uck-se


Për tri ditë radhazi në media janë publikuar audio-incizime të shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me përfaqësuesin e Listës Serbe, Slavko Simiq.

Për këto audio-incizime për Front Online ka folur deputeti i AAK-së, Bekë Berisha.

Ai i quan të gërditshme.

Sipas Berishës, Kusari është vetëm vegël e Kurtit.

“Është e gërditshme me fol me armikun dhe më bë dert për një kategori të rëndësishme të lirisë, me bë dert me armikun qysh me ia këput këmbët, e mos m’i lënë qysh me pasë mirëqenie më të mirë. Me bë dert armikun se sa të këqij janë këta që kanë luftuar UÇK-ja e që i kanë disa kërkesa, kjo është me të vërtetë e gërditshme. Jam ndje shumë keq kur e kam dëgju, mirëpo Mimoza është vetëm vegël e Albin Kurtit”, u shpreh ai për Front Online.