Deputeti i VV-së: Kodi Civil për këtë vit nuk është pjesë e programit, ndoshta në 2024

Edhe një deputet tjetër i pushtetit thotë se Projekt Kodi Civil në këtë vit nuk do të vijë në Kuvend. Deputeti Alban Bajrami nga Lëvizja Vetëvendosje për Front Online ka thënë që vota e tij do të jetë varësisht prej ndryshimeve që do të bëjnë në projektligj. “Nuk mundem me paragjyku se qysh ka me […]

Deputeti i VV-së: Kodi Civil për këtë vit nuk është pjesë e programit, ndoshta në 2024
deputeti-i-vv-se:-kodi-civil-per-kete-vit-nuk-eshte-pjese-e-programit,-ndoshta-ne-2024

deputeti-i-vv-se:-kodi-civil-per-kete-vit-nuk-eshte-pjese-e-programit,-ndoshta-ne-2024


Edhe një deputet tjetër i pushtetit thotë se Projekt Kodi Civil në këtë vit nuk do të vijë në Kuvend.

Deputeti Alban Bajrami nga Lëvizja Vetëvendosje për Front Online ka thënë që vota e tij do të jetë varësisht prej ndryshimeve që do të bëjnë në projektligj.

“Nuk mundem me paragjyku se qysh ka me ardh drafti tjetër. Ka pas shumë rekomandime që janë dërguar, nuk mundet me ardh i njëjti projektligj pa ndryshime, varet sa ndryshime pranohet dhe caktohet edhe vota. Unë dy komente që i kam dërguar e di që janë pranu se janë detaje juridike të cilat kam mendu që duhet me u zgjidh ndryshe, por po besoj që ka mu pranu edhe pjesa tjetër. Nuk e di nuk mundem me paragjyku, ndoshta për vitin 2024, se për vitin 2023 e di që nuk është pjesë e plan programit”, deklaroi ai për Front Online.

Pikërisht për këtë foli shkurtimisht, deputetja e VV-së që votoi kundër këtij projektligji, Labinotë Demi – Murtezi.

Ajo për Front Online ka thënë që nëse ka përmbajtjen e njëjtë, do të votoj kundër përsëri.

“Për përmbajtjen e njëjtë, sigurisht që bëhet vlerësim i njëjtë”, deklaroi ajo për Front Online.

Më 16 mars të vitit të kaluar, Projektkodi Civil nuk kaloi në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës. Mospajtimet e deputetëve ishin lidhur me nenin që do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” ndërmjet personave me gjini të njëjtë.