Deputetja Statovci: Paga minimale nuk ndryshoi për 11 vjet, udhëheqësit e qeverive të mëparshme kanë mundur ta ndryshojnë

Më 13 korrik është miratuar Ligji për Pagën Minimale në Kuvend. Në këtë ligj, Qeveria e Kosovës nuk i ka përfshirë veteranët e UÇK-së. Për mospërfshirjen në këtë ligj ka pasur protesta nga kjo kategori. E, deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci ka thënë se rritja e pagës minimale garanton mirëqenien e qytetarit. Ajo thotë […]

Deputetja Statovci: Paga minimale nuk ndryshoi për 11 vjet, udhëheqësit e qeverive të mëparshme kanë mundur ta ndryshojnë
deputetja-statovci:-paga-minimale-nuk-ndryshoi-per-11-vjet,-udheheqesit-e-qeverive-te-meparshme-kane-mundur-ta-ndryshojne

deputetja-statovci:-paga-minimale-nuk-ndryshoi-per-11-vjet,-udheheqesit-e-qeverive-te-meparshme-kane-mundur-ta-ndryshojne


Më 13 korrik është miratuar Ligji për Pagën Minimale në Kuvend.

Në këtë ligj, Qeveria e Kosovës nuk i ka përfshirë veteranët e UÇK-së.

Për mospërfshirjen në këtë ligj ka pasur protesta nga kjo kategori.

E, deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci ka thënë se rritja e pagës minimale garanton mirëqenien e qytetarit.

Ajo thotë se për skemat është një proces më i gjerë.

“Ne kemi thënë që në këto momente që komfor inflacionit, zhvillimit ekonomik pasi që rritja e pagave në sektorin publik nuk po reflekton direkt në atë privat atëherë të kemi ngritje të një pragu minimal i cili ja garanton një lloj mirëqenie të qytetarit. Ndërsa për skemat është një proces më i gjerë të skemave sociale ose trajtimit përmes një ligji të veçantë, duke e kuptuar rëndësinë e kontributin e secilës kategori dhe trajtimin e dinjitetshëm dhe jo të një page minimale por beneficione të merituara”, tha ajo.

Statovci tha se edhe udhëheqësit e qeverive të mëparshme e kanë pasur mundësinë të ndryshojnë pensionet e veteranëve.

“Shkëputja në mes të pagës minimale dhe benificionëve të veteranëve ka ndodhur në 2018, paga minimale për 11 vite nuk ka ndryshuar kushdo që ka udhëhequr me institucione që para nesh e kanë pasur mundësin të reflektojnë në një mirëqenie më të përgjithshme si për kategoritë e tjera ashtu edhe për veteranët”, theksoi Statovci.