Dërgohen në Prokurorinë Speciale dy raste të dyshuara për shkelje të rënda

Zëvendësministri i Mjedisit, Avni Zogiani ka bërë të ditur se i kanë dërguar dy raste në Prokurorinë Speciale, për siç tha ai dyshimit për shkelje të rënda të ligjit. Zogiani në një postim në Facebook bën të ditur se rasti i parë ka të bëjë me hapjen e procedurës për trajtimin termik të mbeturinave, për […]

Dërgohen në Prokurorinë Speciale dy raste të dyshuara për shkelje të rënda
dergohen-ne-prokurorine-speciale-dy-raste-te-dyshuara-per-shkelje-te-renda

dergohen-ne-prokurorine-speciale-dy-raste-te-dyshuara-per-shkelje-te-renda

Zëvendësministri i Mjedisit, Avni Zogiani ka bërë të ditur se i kanë dërguar dy raste në Prokurorinë Speciale, për siç tha ai dyshimit për shkelje të rënda të ligjit.

Zogiani në një postim në Facebook bën të ditur se rasti i parë ka të bëjë me hapjen e procedurës për trajtimin termik të mbeturinave, për të cilin grupet e ekspertëve të MMPHI kanë gjetur shkelje serioze dhe dyshime për manipulim të të dhënave e dokumenteve.

Sipas tij, rasti i dytë po ashtu ka të bëjë me dyshime për keqpërdorime serioze në fushën e ujërave, të cilat punë sipas Raportit të bërë nga Grupi i ekspertëve janë bërë pa kritere, me shkelje serioze të ligjit deri në masën që ka dyshime se punët janë paguar pa u vënë kurrë në praktikë.

“Shpresoj që Prokuroria Speciale të gjejë kohë e vullnet për këto dosje!”, shkruan ai./Front Online