Ish-ministri i Pushtetit Lokal: Udhëzimi Administrativ s’kryen punë në Veri

Ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati thotë se udhëzimi administrativ i Qeverisë Kurti për zgjedhjet në veri, është i mirëseardhur, por sipas tij nuk është forma e duhur që situata në atë pjesë të qetësohet. Ferati thekson se duhet të shkohet me dorëheqjen e kryetarëve pasi sipas tij, në çfarëdo varianti tjetër të […]

Ish-ministri i Pushtetit Lokal: Udhëzimi Administrativ s’kryen punë në Veri
ish-ministri-i-pushtetit-lokal:-udhezimi-administrativ-s’kryen-pune-ne-veri

ish-ministri-i-pushtetit-lokal:-udhezimi-administrativ-s’kryen-pune-ne-veri

Ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati thotë se udhëzimi administrativ i Qeverisë Kurti për zgjedhjet në veri, është i mirëseardhur, por sipas tij nuk është forma e duhur që situata në atë pjesë të qetësohet.

Ferati thekson se duhet të shkohet me dorëheqjen e kryetarëve pasi sipas tij, në çfarëdo varianti tjetër të shkohet në zgjedhje, i gjithë procesi do të varet nga presidenti serb, Vuçiq dhe Lista Serbe.

“Udhëzimi Administrativ është i mirëseardhur për t’i treguar dhe për t’i lehtësuar procedurat. Ky është në pajtim me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale tek neni ku thotë se në cilat raste kryetarët mund të shkarkohen”, tha Ferati.

“Sa i përket në përgjithësi situatës, unë jam idhëtarë që duhet të ketë një bashkëpunim me kryetarët, të shkohet me dorëheqjen e kryetarëve dhe është variant më i mirë se sa ky udhëzim, sepse gjithë procesi pastaj varet nga Vuçiqi dhe Lista Serbe. Pra, asnjë ndikim nuk do ta ketë më Prishtina apo institucionet qendrore të Kosovës”, shtoi ai.

Ferati foli edhe për tërheqjen e Njësive Policore nga veriu që po bëhet me hapa të ngadalshëm nga kryeministri Kurti. Sipas tij, në ato pjesë të veriut nuk duhet të qëndrojnë njësitë policore që janë të panevojshme.

“Unë mendoj se të gjitha ato njësi policore të panevojshme nuk kanë nevojë të qëndrojnë, por duhet të qëndrojnë njësitë që garantojnë siguri për qytetarët në atë pjesë”, tha Ferati për GazetaBlic.

Ndryshe,  Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka dhënë detaje në lidhje me procedurat për dorëheqjen e katër kryetarëve në komunat në veri.

Ai ka sqaruar se Grupi punues i themeluar duhet ta finalizojë Projekt-Udhëzimin Administrativ dhe ta procedojë deri me datën 1 shtator të këtij viti, duke pohuar se kjo do të vlejë për gjithë vendin e jo vetëm për veriun.

Ai ka sqaruar se ndonëse kishin nisur ndryshimet e ligjit për Vetëqeverisje Lokale, kjo nuk u mundësua për shkak se duheshin 2/3 e votave të deputetëve të komuniteteve.

Krasniqi shtoi se dorëheqja e kryetarëve nuk mund të kërkohet, por që duhet të vendoste me mekanizma ligjore, siç është në këtë rast peticioni.

“Ligji për Vetëqeverisje Lokale ka shumë mangësi dhe ka shumë hapësirë që të korrigjohet ky ligj të plotësohet, ndryshohet dhe të ketë më shumë mundësi funksionimi të qeverisjes lokale dhe raporti I qeverisjes lokale me qeverisjen qendrore. Ju e dini që kemi iniciuar plotësimin e ligjit ne i kemi bërë disa propozim ndryshime i kemi prezantuar mirëpo nuk është vendosur në votim, ngase duhen 2/3 e votave edhe të komuniteteve”.

“Kjo na ka vu para situatës ku ne duhet të shohim nga kjo bazë e Ligjit për vetëqeverisje lokale të shohim se cilat janë ato udhëzime administrative që si Ministri kemi kompetencë që t’i zhvillojmë dhe mandej të sqarojmë pozita të ndryshme në këtë ligj. Së fundi kemi filluar edhe udhëzimin administrative mbi procedura si organizohet një peticion në komuna ku ka kërkesë nga qytetarët për largimin e kryetarëve. Kjo buron nga Ligji për vetëqeverisje lokale neni 72, dhe tani kemi formuar një grup punues profesional nga aketerët e përfshirë në qeverisjen lokale dhe të shohim se cila do të jetë puna e tyre”.

“Grupi ka afat një muaj që ta bëjë draftin e këtij udhëzimi administrativ, të përfundoj edhe konsultimet publike dhe mandej të jetë nga 1 shatori si udhëzim admirativ në të cilin mund të referohen qytetarët të cilët kanë për qellim organizimin e peticioneve për largimin e kryetarëve, mirëpo çka është shumë e rëndësishëm të përmendet ky nuk është udhëzim administrative për veriun e Kosovës, është një udhëzim administrativ i cili që buron prej Ligjit për vetëqeverisje lokale dhe një gjë të tillë munden edhe nesër qytetarët e komunës së Lipjanit ta shfrytëzojnë për pakënaqësinë e tyre në raport me kryetarin e komunës dhe largimin e kryetarit të komunës përmes një peticioni”.

“Unë jam shumë i bindur që grupi punues do të jetë shumë profesional dhe do të punoj me kujdes për këtë udhëzim administrative. Sa i përket largimit të kryetarëve të komunave unë besoj që kryetarët kanë fituar një mandat. Largimi I tyre nga zyrat e kryetarit është e përcaktuar me ligj dhe dorëheqja e secilit kryetarë të komunës nuk mund të kërkohet nga asnjë institucion tjetër ose nga asnjë autoritet tjetër për shkak se mandate është personal dhe kryetari e ka fituar atë mandat. Kërkesa për largimin e kryetarëve apo për dorëheqjen e kryetarëve është kërkesë e Serbisë dhe nuk dëshiroj të komentoj ma shumë”.

“Unë nuk mund të flas për Listën Serbe, por çka mund të them për situatën aktuale çka do që ata veprojnë e mendojnë asnjëherë nuk është në të mirën e Republikës së Kosovës dhe institucionet demokratike të Republikës së Kosovës. Ne kemi zgjedhje legale të organizuara në veriun e Republikën e Kosovën, bazuar në Kushtetutë dhe ligjet aplikative. Ne i dimë që këto zgjedhje kanë prodhuar kryetar me mbështetje të vogël të qytetarëve por prapë se prapë këtë janë kryetar të komunave që burojnë nga vota e lirë. Pengesa që të marrin pjesë qytetarët e veriut të Republikës së Kosovës në zgjedhje është nga Serbia dhe kjo serbi dhe këto institucione të saj që I ka në dispozicion për me pengu zhvillimin demokratik të Kosovës do të vazhdojnë përgjithmonë. Për atë na duhet të fokusohemi në punën tonë, duhet të fokusohemi në demokracinë e shtetit tonë dhe forcimin e shtetit tonë. Udhëzimi administrative është aty, udhëzimi administrative do ti parasheh disa procedura mirëpo udhëzimi administrativ nuk është një diçka që definon secilin pozicion përtej asaj që është kompetencë e vet qeverisjes lokale”.

Kujtojmë se, më 10 korrik, Kosova ka arritur marrëveshje me BE-në për ulje të tensioneve, dhe në të është përfshirë edhe mbajtja e zgjedhjeve të reja në veri.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se zgjedhje nuk mund të ketë pa shtensionim të plotë të situatës në veri. BE-ja ka bërë thirrje që zgjedhjet në veri të mbahen në një afat sa më të shkurtër kohor.