Digjet një veturë në Ranillug, Policia jep detaje

 Një veturë është përfshirë nga flakët në një parking në fshatin Ropotovë të Ranillugut. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. “Me datën 26.12.2023 rreth orës 19:20 kemi pranuar informacion se në një parking në fshatin Ropotovë e […]

Digjet një veturë në Ranillug, Policia jep detaje

 Një veturë është përfshirë nga flakët në një parking në fshatin Ropotovë të Ranillugut.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Me datën 26.12.2023 rreth orës 19:20 kemi pranuar informacion se në një parking në fshatin Ropotovë e madhe një veturë me targa vendore pronë e R.J. mashkull kosovar ishte përfshirë nga zjarri. Njësitet policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe njësiti i zjarrëfikësve.  Zjarri është lokalizuar nga i cili përpos dëmeve materiale në veturë lëndime trupore nuk ka pësuar askush”, tha Hashani për Front Online.

“Hetues policor nga njësiti i hetimeve të përgjithshme në koordinim me Prokurorin e Shtetit aktualisht janë duke punuar për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast”, shtoi ai./Front Online