Diplomojnë 36 operatorë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës

Sot, më gjashtë tetor, me një ceremoni speciale të diplomimit, 36 zyrtarë policorë kanë diplomuar pas 12 javë trajnim në Kampin e Njësive Speciale të Kosovës në Vrellë. Të pranishëm në ketë ceremoni të diplomimit ishin ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha, Avery–Riffe nga […]

Diplomojnë 36 operatorë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës
diplomojne-36-operatore-te-njesise-speciale-te-policise-se-kosoves

diplomojne-36-operatore-te-njesise-speciale-te-policise-se-kosoves

Sot, më gjashtë tetor, me një ceremoni speciale të diplomimit, 36 zyrtarë policorë kanë diplomuar pas 12 javë trajnim në Kampin e Njësive Speciale të Kosovës në Vrellë.

Të pranishëm në ketë ceremoni të diplomimit ishin ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha, Avery–Riffe nga ICITAP- Ambasada Amerikane, përfaqësues nga KFOR-i amerikan, Menaxhmenti i Lartë i PK-së si dhe eprorë e zyrtarë nga Departamenti i Njësive Special të PK-së.

Tutje, bëhet e ditur se “të pranishmëve me nga një fjalë rasti iu drejtuan Ministri i Punëve të Brendshme Sveçla, drejtori i PK-së kolonel Hoxha si dhe eprorë të Njësisë Speciale Operative.

Folësit në ceremoni uruan operatorët e rinj të NJSO-së dhe në të njëjtën kohë i inkurajuan që të punojnë me profesionalizëm, integritet dhe përgjegjësi, gjithmonë të bashkuar dhe duke përkrahur njëri-tjetrin, në shërbim dhe mbrojtje të qytetarëve dhe Republikës së Kosovës”.