Ditët e filmit gjerman fillojnë sot në Kinotekën e Shkupit me filmin “Dera tjetër”
Ambasada Gjermane, së bashku me Kinotekën në Shkup, Qendrën për Bashkëpunim Ballkanik “Loja” në Tetovë, “Europe House” në Strumicë dhe Kriva Pallankë dhe Shtëpinë e Kulturës në Kavadar organizon Ditët e Filmit Gjerman, transmeton Portalb.mk. Ditët e filmit do të fillojnë sot, më 15 shtator në ora 20:00 në Kinotekën e Shkupit me filmin “Dera tjetër”, […]
Ambasada Gjermane, së bashku me Kinotekën në Shkup, Qendrën për Bashkëpunim Ballkanik “Loja” në Tetovë, “Europe House” në Strumicë dhe Kriva Pallankë dhe Shtëpinë e Kulturës në Kavadar organizon Ditët e Filmit Gjerman, transmeton Portalb.mk.
Ditët e filmit do të fillojnë sot, më 15 shtator në ora 20:00 në Kinotekën e Shkupit me filmin “Dera tjetër”, një komedi e zezë me regji të aktorit të mirënjohur gjerman Daniel Brühl.
Programin e plotë mund ta gjeni në ueb-faqen e Ambasadës gjermane. Filmat shfaqen në gjuhën origjinale, gjermanisht, me titra në maqedonisht dhe shqip.
Çmimi i biletit në Kinotekën në Shkup është 150 denarë.
Në qytetet tjera hyrja është falas.