Vuçiq reagon pas konfiskimit të “Banja Rajska”: Duan të shkatërrojnë emrin dhe mbiemrin serb në Kosovë

Dëshirojnë të fshijnë fillimisht emrin Banjska, e më pas të fshijnë emrin dhe mbiemrin serb në Kosovë dhe po e bëjnë tërësisht duke heshtur botën, ka komentuar sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pasi Agjencia Kosovare e Privatizimit. ka konfiskuar hotelin në Banjskë, transmeton FrontOnline. Vuçiq thekson se autoritetet e Kosovës janë duke i kryer […]

Vuçiq reagon pas konfiskimit të “Banja Rajska”: Duan të shkatërrojnë emrin dhe mbiemrin serb në Kosovë
vuciq-reagon-pas-konfiskimit-te-“banja-rajska”:-duan-te-shkaterrojne-emrin-dhe-mbiemrin-serb-ne-kosove

vuciq-reagon-pas-konfiskimit-te-“banja-rajska”:-duan-te-shkaterrojne-emrin-dhe-mbiemrin-serb-ne-kosove

Dëshirojnë të fshijnë fillimisht emrin Banjska, e më pas të fshijnë emrin dhe mbiemrin serb në Kosovë dhe po e bëjnë tërësisht duke heshtur botën, ka komentuar sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pasi Agjencia Kosovare e Privatizimit. ka konfiskuar hotelin në Banjskë, transmeton FrontOnline.

Vuçiq thekson se autoritetet e Kosovës janë duke i kryer veprimet e lartpërmendura ndërkohë që bota hesht.

“Dëshirojnë të fshijnë emrin e Banjskës dhe kompleksin në të cilin kemi investuar shumë para dhe të fshijnë emrin dhe mbiemrin serb dhe këtë po e bëjnë tërësisht derisa bota hesht”, tha Vuçiq.

Mirëpo, siç thotë ai, pavarësisht nga të gjitha sulmet dhe veprimet e tyre kundër serbëve, ata nuk do të arrijnë t’i dëbojnë nga Kosova.

Kujtojmë se më 19 dhjetor, me asistencën e Policisë së Kosovës, Agjencia Kosovare e Privatizimit ka marrë përsipër menaxhimin e kompleksit “Banja Rajska” në Banjskë të Komunës së Zveçanit, si “aset i ndërmarrjes sociale të Kosovë” dhe ia ka dhënë me qira Ministrisë së Punëve të Brendshme./FrontOnline/