Dugolli: Nuk e bëjmë Asociacionin pa njohjen e Kosovës de facto nga Serbia

Zëvendëskryetari i Komisionit Parlamentar për Siguri, deputeti i LVV-së, Enver Dugolli, tha se Kosova nuk do të pranojë të formojë Asociacionin pa reflektuar Serbia. Dugolli ka thënë se Asociacioni është një tendencë për destabilizimin e Kosovës. “Pa e njohtë de facto Kosovën, pa heq dorë nga pengesat që i bën çdo ditë. Pra ishim dëshmitarë […]

Dugolli: Nuk e bëjmë Asociacionin pa njohjen e Kosovës de facto nga Serbia
dugolli:-nuk-e-bejme-asociacionin-pa-njohjen-e-kosoves-de-facto-nga-serbia

dugolli:-nuk-e-bejme-asociacionin-pa-njohjen-e-kosoves-de-facto-nga-serbia

Zëvendëskryetari i Komisionit Parlamentar për Siguri, deputeti i LVV-së, Enver Dugolli, tha se Kosova nuk do të pranojë të formojë Asociacionin pa reflektuar Serbia.

Dugolli ka thënë se Asociacioni është një tendencë për destabilizimin e Kosovës.

“Pa e njohtë de facto Kosovën, pa heq dorë nga pengesat që i bën çdo ditë. Pra ishim dëshmitarë edhe në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, pra nuk mund  të ndodhë. Është e pakuptimtë që ne të ecim njëanshëm të zbatojmë ato që kërkon BE-ja, apo thënë më shkurt Serbia”, tha Dugolli, për RTV21, duke shtuar se Serbia përmes BE-së po kërkon zbatimin e Asociacionit.

I pyetur nëse e sheh Asociacionin si tendencë për ta destabilizuar Kosovën, Dugolli tha “patjetër”.

“Nuk mund të ecet njëanshëm. Gjatë procesit [në dialog] Kosovës i është kërkuar shumë më shumë”, tha ai.

Duke folur për takimin e së mërkurës në Bruksel, Dugolli tha se kryeministri Kurti nuk pranon asgjë që është në dëm të Kosovës.

”Asgjë që është në dëm të Kosovës. Tentimi, qasja që të nxirret diçka nga marrëveshja bazë është e dëmshme për Kosovën”, tha Dugolli.